Nga çfarë varet një lidhje shumë e ngushtë

Life style

Nga çfarë varet një lidhje shumë e ngushtë

Më: 8 maj 2022 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Në mënyrë automatike ne mendojmë se duke qenë të lidhur me dikë prej gjakut, duhet patjetër të kemi ndjenja të forta dhe marrëdhënie të ngushtë me atë person. Sigurisht, ky është rasti i përgjithshëm në shumë familje dhe është dukuri fantastike, por ja që ka edhe përjashtime. Ka njerëz, familje që nuk ndihen të sigurtë në shtëpi dhe kjo mund të jetë për arsye nga më të ndryshmet: prindër abuzues, trauma familjare, apo thjesht atmosferë toksike, e ftohtë dhe arrogante. Në një rast si ky, ti mund t'i duash familjarët në mënyrën tënde, por kjo s'do të thotë që ke një marrëdhënie të ngushtë me ta.

Lidhjet e ngushta kërkojnë ndjeshmëri të lartë

Një marrëdhënie përkthehet në shumën totale të kohës që ke kaluar duke qenë vulnerabël me dikë. Sa më shumë kohë të kaloni duke qenë i hapur, pa u përpjekur të përdorësh mekanizma mbrojtës, aq më shumë të lidhur do të ndiheni dhe aq më i fortë bëhet raporti. Kjo vlen si për marrëdhëniet familjare, ashtu dhe për ato romantike apo shoqërore.

Ti mund të kesh lidhje gjaku me dikë, por nëse ndan fare pak nga vetja jote, versioni yt më i vërtetë s'do të thotë se keni një raport, e aq më tepër të ngushtë. Pra nuk ka një lidhje mes jush dhe as siguri. Asnjëri prej të dyve s'do ta ndjejë mungesën nëse dikush prej jush largohet.

Rëndësia e besimit

Eshtë e rëndësishme të dimë se jemi ne që e vendosim se kush do të qëndrojë në rreshtin e parë të jetës sonë, në të dytin, e kështu me radhë. Çfarë ekspertët rekomandojnë është të lejoni shumë pranë jush ata me të cilët ndiheni më të sigurtë, ata me të cilët jeni vetja 100%. Vetëm sepse bëhet fjalë për motrën apo prindin tuaj, jo domosdoshmërisht duhet të jenë në rreshtin e parë tuajin.

Ky vend i përket atyre që kanë fituar besimin, para të cilëve ju mund të merrni frymë lirisht dhe me dëshirë. Ka shumë pak gjëra që të japin kënaqësi në jetë ashtu siç të jep të qënit vulnerabël me një tjetër qënie njerëzore. Kjo është çfarë e bën një lidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat