Ky është momenti më kritik në një martesë

Life style

Ky është momenti më kritik në një martesë

Më: 9 maj 2022 Në ora: 21:18
Foto ilustrim

Hulumtimi i ri ka dalë në një përfundim interesant

Shumica besojnë se viti i shtatë i martesës është një krizë dhe se ky vit është një pikë kthese në vendimin nëse jeta e përbashkët do të vazhdojë të funksionojë apo jo.

Megjithatë, një studim tregoi se nuk është saktësisht kështu, por se viti i krizës së martesës është, në fakt, viti i dhjetë.

Shkencëtarët nga Universiteti Utah (SHBA) kryen një studim në të cilin morën pjesë më shumë se 2000 gra, të lindura midis 1957 dhe 1964. Të gjitha ato ishin martuar për tridhjetë e ca vjet, transmeton Telegrafi.

Psikologët vunë re se i njëjti model përsëritej në dy të tretat e martesave – çiftet fillimisht shijuan lumturinë, dhe më pas kënaqësia filloi të bjerë.

Shkencëtarët besojnë se arsyeja më e madhe e asaj pakënaqësie është gruaja që ka detyrime të mëdha biznesi dhe familjare, porse nuk e ka mbështetjen e një burri.

Pra, nëse çiftet e “mbijetojnë” atë vit të dhjetë të martesës, kanë shanse të mëdha për të qëndruar bashkë për pjesën tjetër të jetës së tyre.

Domethënë, me kalimin e kohës, femrat e kuptojnë se nuk përfitojnë nga grindjet, ndaj dorëzohen, i përkushtohen vetes dhe interesave të tyre.

Një strategji e tillë zakonisht jep fryte, sepse pas një kohe ata rilidhen me bashkëshortët, çka do të thotë se i gëzohet sërish martesës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat