Fitime të çmendura, ja kush janë yjet që hoqën dorë nga sporti për paratë e… pornos

Life style

Fitime të çmendura, ja kush janë yjet që hoqën dorë nga sporti për paratë e… pornos

Më: 27 maj 2022 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

Shumë personazhe u munduan të bënin emër në botën e sportit, por disa prej tyre nuk ja dolën. Gjithsesi duket se këta persona kanë gjetur një tjetër rrugë për të arritur fitime të shumave të mëdha. Bëhet fjalë për rrugën e pornografisë, ku shumë ish-sportiste postojnë fotot dhe videot e tyre erotike në platformat për të rritur, për të fituar shuma të mëdha parash.

Image

 

Madalen Rajt është njëra prej të cilave ka bërë një emër shumë të madh në platformat për të rritur. Ish-lojtarja e Çarlton u detyra të largohej nga futbolli për shkak të një skandali dhe tani i është futur rrugës së pornos, ku është shprehur se ka fituar shifra të çmendura, deri në 500 mijë paund në javë.

Image

Një tjetër që ka zgjedhur këtë rrugë është dhe Peig VanZant, e cila gjithashtu ka fituar një popullaritet të madh qëkur zgjodhi të shiste fotot dhe videot e saj erotike në rrjet. Ish-luftëtarja e UFC-së ka mbi 1,5 milionë pëlqime në faqen e saj, gjë që sjell fitime të paimagjinueshme.

Image

Reni Grasi, një tjetër ish-sportiste që ka gjithmonë vëmendjen e fansave për shkak të postimeve të saj. Në vitin 2019 ajo hoqi dorë nga garat automobilistike për të filluar karrierën në porno dhe është shprehur se deri tani ka fituar 5 milionë paund.

Image

Nga garat në sportet olimpike. Kanadezja Ashli Njumen është një tjetër sportiste e cila tani fiton rreth 850 mijë paund në vit nga portalet erotike. Ajo e ndoqi këtë rrugë menjëherë pas Lojërave Olimpike të Tokios vitin e kaluar.

Ish-gjimnastja e njohur, Erika Fontein është gjithashtu një prej sportisteve që me këtë rrugë ka fituar një shumë të madhe parash, duke shkuar në 300 mijë paund për vit, me 81 mijë pëlqime në faqen e saj.

 

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat