Të humbasësh një fëmijë dhemb dhe dhimbja ndihet përgjatë gjithë jetës…

Life style

Të humbasësh një fëmijë dhemb dhe dhimbja ndihet përgjatë gjithë jetës…

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 16:04
Fotografi ilustruese.

“Të paktën u largua herët nga kjo jetë”.
“Të paktën nuk vuajti shumë”.
“Të paktën nuk kishe shumë kohë për ta dashur fort, pasi dhe humbjen do ta ndieje më tepër”.
“Të paktën nuk jetoi gjatë, pasi do të vuante më tepër”.
“Të paktën nuk lindi me probleme”.
“Të paktën nuk u lodh shumë duke arritur gjëra të mëdha në jetë, pasi edhe humbja do të ishte më e madhe”.
“Të paktën je e re”.
“Të paktën merresh me një punë dhe procesin e kalimit të dhimbjes do ta kesh më të lehtë”.
“Të paktën dukesh mirë, unë nuk do ta kisha përballuar dot një humbje të tillë”.
“Të paktën ke fëmijë të tjerë”.
“Të paktën mund të bësh fëmijë të tjerë”.
Asnjë nga këto “Të paktën” që ne përdorim shpesh përpara një nëne që humbet fëmijën e saj, nuk ka kuptim të përdoret. Të humbasësh një fëmijë nga një abort i hershëm apo i vonshëm, ta humbasësh atë pa lindur ende, apo pasi ka lindur dhe është rritur, është një dhimbje e tmerrshme që ndihet thellë në shpirt.
Nëse nuk di se çfarë t’i thuash një nëne apo babai të lënduar thellësisht nga një ngjarje e tillë, më mirë mos fol. Dhuroji atij/asaj një përqafim në heshtje, apo thuaji thjesht “Më vjen shumë keq, ama jam me ty në dhimbjen që po kalon”. Mos u mundo asnjëherë, në asnjë moment ta zvogëlosh dhimbjen që ai/ajo po ndjen, sepse kjo dhemb akoma më tepër. Të humbasësh një fëmijë dhemb dhe dhimbja ndihet përgjatë gjithë jetës. Nuk ka asgjë që mund ta fshijë atë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat