Mbaj në mendje gjithmonë se ti vlen dhe nuk je aspak opinioni i të tjerëve për ty

Life style

Mbaj në mendje gjithmonë se ti vlen dhe nuk je aspak opinioni i të tjerëve për ty

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 00:34
Foto ilustrim

Një profesor u tregon një kartmonedhë 50 euroshe studentëve të tij dhe i pyet: “Kush do të donte ta kishte këtë kartmonedhë?”. Të gjithë studentët ngritën duart. Ai e zhubrosi kartmonedhën dhe i pyeti sërish studentët: “Po tani, sa veta do donin ta kishin këtë kartmonedhë?”. Ata i ngrejnë duart sërish të gjithë.

Profesori e hodhi në tokë kartmonedhën, e shkeli dhe pyeti sërish: “E doni akoma?”. Sërish të gjithë studentët ngritën dorën dhe thanë njëzëri “Po”. Në këtë moment, profesori e qetësoi klasën nga të bërtiturat e studentëve dhe u tha atyre: “Studentët e mi, sapo keni marrë një mësim mjaft të vlefshëm në jetë! Shumë pak rëndësi ka se çfarë bëra unë më këtë kartmonedhë.

Ju gjithsesi e doni sërish, sepse pavarësisht se çfarë i bëhet, vlera e saj mbetet po e njëjta. Vlen përherë 50 euro. Shumë herë mund t’u ofendojnë dhe t’ju ulin të tjerët në jetën tuaj. Mundet edhe t’ju bëjnë të besoni se nuk vleni për asgjë, por vlera juaj nuk do të ndryshojë asnjëherë. Kush ju njeh vërtet, e di se sa vleni. Edhe kur të ndjeni sikur bota juaj po shembet, vlera juaj do të mbetet e njëjtë”.

Shumë persona mundohen të na ulin në jetë, përpiqen të bëjnë gjithçka vetëm të duken vetë superiorë, sepse kështu funksionon shoqëria njerëzore. Mund të thonë përpara syve se ndihen të lumtur kur ti korr suksese, ndërkohë prapa krahëve bëjnë gjithçka për të të ulur. Fjalët e të tjerëve nuk duhet kurrsesi të të demoralizojnë, apo të bëjnë të besosh se nuk vlen. Shumëzoji ato me zero, edhe pse një gjë e tillë është e vështirë, pasi fjalët vrasin vërtet më shumë se plumbi. Ama mbaj në mendje gjithmonë se ti vlen dhe nuk je aspak opinioni i të tjerëve për ty. Merr parasysh vetëm kritikat e atyre që vërtet luftojnë që ti t’ia dalësh mbanë më së miri, pasi ti e di mjaft mirë se cilët nga personat rreth vetes ia vlen të mbash pranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat