Kjo është moѕha më e mirë рër t’u bërë baba, sipas ѕtudimeve

Life style

Kjo është moѕha më e mirë рër t’u bërë baba, sipas ѕtudimeve

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 07:32
Ilustrim

Meshkujt shpesh mendojnë se mosha e tyre nuk ka rëndësi kur bëhet fjalë për të pasur një fëmijë dhe ora biologjike është e rëndësishme vetëm për nënën që lind fëmijë. Megjithatë, numri dhe cilësia e spermës bie me kalimin e moshës. Nga pikëpamja biologjike, ekspertët rekomandojnë që një mashkull është më i përshtatshëm për atësinë nga fundi i të 20-ave deri në fillim të të 30-tave. Sipas studimeve edhe mosha e babait ndikon që fëmija të ketë probleme neurozhvillimore.

Është e e mundur që burrat të kenë një fëmijë në moshën 50-vjeçare e lart. Sipas rekordeve botërore të Guinness, burri më i vjetër që ka lindur një fëmijë ishte 92 vjeç në kohën e lindjes. Megjithatë, studiuesit kanë zbuluar se mosha e një burri mund të ndikojë në shanset e një çifti për të patur fëmijë. Meshkujt mbi 40 vjeç kanë më pak gjasa për sukses.

Ora biologjike e meshkujve

Meshkujt zakonisht nuk ndalojnë së prodhuari spermë, por kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë një ‘orë biologjike’ si gratë. Ndërsa një burrë plaket, sperma e tij pëson mutacione gjenetike, gjë që rrit gjasat që ADN-ja e spermës së tij të dëmtohet. Kjo mund të ndikojë në fertilitet dhe gjithashtu të ketë ndikime të mundshme në shëndetin e fëmijëve të tij të ardhshëm.

Studimet kanë treguar se baballarët e një ‘moshe të avancuar” mund të kenë më shumë gjasa të kenë fëmijë me çrregullime neurozhvillimore. Një studim i bërë në vitin 2010 vuri re se pasardhësit e meshkujve mbi 40 vjeç kishin një rrezik pesëfish të zhvillimit të Çrregullimit të Spektrit të Autizmit në krahasim me popullatën e përgjithshme.

Faktorët e stilit të jetesës që pengojnë fertilitetin

Ka shumë faktorë të stilit të jetesës që mund të pengojnë cilësinë e spermës. Këto përfshijnë një dietë të varfër, pirjen e duhanit, pirjen e alkoolit, marrjen e barnave rekreative dhe obezitetin. Lëvizshmëria e spermës është aftësia e spermatozoidëve për të lëvizur në mënyrë efikase nëpër traktin riprodhues të gruas për të arritur dhe fekonduar vezën. Pirja e duhanit është shoqëruar jo vetëm me uljen e cilësisë së spermatozoideve, por edhe me sasinë dhe lëvizshmërinë e tyre.

Si të prodhohet sperma optimale

Për të prodhuar spermën optimale, është thelbësore të hani ushqime të shëndetshme. Nëse jeni mbipeshë, humbja e disa kilogramëve do ta bëjë më të lehtë për ju. Disa studime sugjerojnë se një dietë e pasur me antioksidantë mund të ndihmojë gjithashtu. Shmangni alkoolin dhe duhanin për të përmirësuar cilësinë e spermës.

Heqja dorë gradualisht nga të dyja është alternativa më e mirë. Mbajeni pjesën e ijeve të freskët pasi testikujt tuaj prodhojnë spermën më të mirë kur ato janë pak më të freskëta se pjesa tjetër e trupit tuaj.

Për ta bërë këtë, shmangni veshjen e rrobave shumë të ngushta, mbajtjen e një laptopi në prehër për një kohë të gjatë, kalimin e kohës së tepërt në një mjedis të nxehtë ose qëndrimin ulur për periudha të gjata kohore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat