Kush është motivues më i fortë sesa frika dhe vetmia?

Life style

Kush është motivues më i fortë sesa frika dhe vetmia?

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Çfarë mendoni se do t’ju motivonte më së shumti për të vrapuar 10 minuta? Nëse ju ndjekë diçka e frikshme? Nga vetmia? Një gotë me ujë? Apo premtimi i një pice të madhe pasi ta keni përfunduar vrapimin?

Nëse po ndjeheni paksa të motivuar nga opsioni i fundit, atëherë mos u stresoni – nuk jeni të vetmit.

Në fakt, shumica e njerëzve janë më të motivuar nga uria sesa nga frika, etja apo vetmia, sipas studimit të fundit.

Eksperimentet, pavarësisht se janë kryer me minj, kanë dëshmuar se uria është motivuesi më i fuqishëm nga të gjithë. Motivues më i fuqishëm sesa frika, etja apo vetmia.

Hulumtimi i kryer nga National Institutes of Health dhe i publikuar në Neuron ka kryer një sërë eksperimentesh për të zbuluar se çfarë na motivon më së shumti: uria, etja apo frika.

Prandaj, nëse jeni duke u përpjekur ta motivoni veten për të bërë diçka, ndoshta ia vlen t’i premtoni vetes një hamburger gjigant. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat