Gratë me partnerë të suksesshëm provojnë më shumë kënaqësi në dhomën e gjumit

Life style

Gratë me partnerë të suksesshëm provojnë më shumë kënaqësi në dhomën e gjumit

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 08:16
Ilustrim

Një studim i Univeristetit të Albany-t i publikuar në Evolutionary Psychology Journal zbuloi tiparet e partnerit që u jepte vajzave në moshë kolegji orgazmat më të shpeshta dhe më të forta. Duke punuar me idenë që “orgazma e grave mund jetë një mekanizëm i fshehtë i zgjedhjes së partnerit”, psikologët e Univeristetit Albany bënë një sondazh online me 54 vajza gjimnaziste anonime për të zbuluar që dashuria nuk ishte një faktor i drejtpërdrejtë që ndikonte për të pasur orgazma më të mira, të paktën, jo deri sa dashuri nuk do të thotë që partneri vjen nga një familje me të ardhura të larta, ka besim në vete dhe është tërheqës.

Cilësia e orgazmave të tyre kishte të bënte gjithashtu me numrin e herëve që bënin seks në një javë, gjerësinë e shpatullave të partnerit dhe nëse ndiheshin të mbrojtura me të. Orgazma më të forta kishin femrat që e dinin që dhe mikeshat mendonin për partnerët e tyre që ishin tërheqës.

Ato që kanë nisur të bëjnë seks më herët, gjithashtu kanë orgazma më të forta, kanë më shumë partnerë dhe janë më të kënaqura me ta. Një shënim për të gjithë meshkujt: Sa më shumë humor të kesh ti, aq më të mira do i ketë orgazmat që do përjetojë partnerja jote. “Ato që kishin një partner me humor thanë që ai ishte më popullor, më inteligjent, i mprehtë, drejtues i zoti dhe më krijues.” Dhe të gjitha këto tipare e bëjnë një mashkull më tërheqës sipas standardeve të evolucionit.

U zbulua që gratë merrnin iniciativën për seks më shpesh nëse ato e perceptonin partnerin si një person të motivuar, inteligjent dhe të fokusuar, karakteristika që intensifikojnë orgazmat. Sipas studiuesve, studimi ishte një “nxemje” dhe masa e kampionit ishte modest po të mendosh temën e gjerë të orgazmave dhe çfarë ato nënkuptojnë, por indikacionet të çojnë te një përfundim i qartë. Vajzat me  partner të suksesshëm me personalitet kanë më shumë mundësi të shijonë orgazma më të mira, sepse trupi u thotë që kanë gjetur partnerin ideal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat