Çfarë nuk duan njerëzit nga një partner potencial: 7 karakteristikat më pak të pëlqyera

Life style

Çfarë nuk duan njerëzit nga një partner potencial: 7 karakteristikat më pak të pëlqyera

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Çfarë jua tërheq më shumë vëmendjen kur kërkoni për një dashuri të re? Dikë që ka humor, është inteligjent, tërheqës?! Ka shumë karakteristika që mund t'i shtojmë kësaj liste, prandaj është më e thjeshtë të flasim për ato që pëlqehen më pak. Cilat karakteristika nuk do të doje tek partneri yt?

7 tiparet më pak të pëlqyera i gjeni në vijim!

1. Jo-ambicioz

Të pavendosurit dhe partnerët që s'kanë një qëllim të caktuar thjesht nuk janë tërheqës. Për shumë njerëz, një partner jo ambicioz është i padëshirueshëm, veçanërisht nëse bëhet fjalë për lidhje afatgjata. Në lidhjet rastësore, njerëzit i kushtojnë më pak vëmendje ambicies pasi nuk do të ndikojë tek asnjë vendim i tyre në të ardhmen.

2. Të qënit armiqësore

Të bësh sjellje prej harbuti, të qëndrosh gjithë koëhs i ngrysur apo tendecioz me të tjerët, nuk është ndonjë karakteristikë që të bën për vete nëse je duke kërkuar për një partner potecial. Psikologjikisht, njerëzit e perceptojnë të qënit i largët dhe armiqësor si tipar aspak tërheqës.

3. Jo-higjenikët

Njerëzit tentojnë t'i mbajnë larg vetes njerëzit e pistë, të çrregullt apo që bien aromë të keqe. Si për burrat ashtu dhe për gratë ky ishte nga faktorët që i distancon menjëherë nga njeriu përballë. 

4. Arroganca

Kur vendos të shohësh për një partner afatgjatë, e mira është ta lësh egon pas dore. Njerëzit nuk janë të interesuar të qëndrojnë me dikë që është arrogant megjithëse është vënë re se për burrat ky tipar është më pak i rëndësishëm si në lidhjet afatgjata ashtu dhe ato rastësoret. 

5. Të ngjiturit

Partnerët që janë 100% të varur nga tjetri, janë fare pak të dëshirueshëm për një lidhje, veçanërisht kur bëhet fjalë afatshkurtra.  Njerëzit kanë tendencën ta shohin dikë shumë të ngjitur si "problem" dhe jo si partner.

6. Jo-tërheqës

Eshtë e kuptueshme që njerëzit të duan partnerë tërheqës. Të qënit jo-tërheqës është një tipar potencial që ndikon negativisht kur jemi duke zgjedhur për një partner.  Për gratë të jenë me dikë jo-tërheqës është tipar që e vënë më shumë re në lidhje të shkurtra, rastësore.

7. Të qënit abuziv

Karakteristika numër 1 që as burrat dhe as gratë nuk e duan në asnjë lloj lidhjeje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat