Çfarë do t’ju vinte më parë në mendje? Një pyetje tregon nëse keni probleme të pazgjidhura martesore

Life style

Çfarë do t’ju vinte më parë në mendje? Një pyetje tregon nëse keni probleme të pazgjidhura martesore

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Këshilltarët martesorë shpesh e përdorin atë

Gjatë martesës, çiftet përballen me probleme të shumta, si ato të shkaktuara nga rrethanat e jashtme, ashtu edhe ato që i krijojnë vetë.

Duke mos llogaritur tradhtinë si problemin më të madh që shpesh është i pazgjidhshëm, marrëdhënien mund ta prishin problemet financiare, mosmarrëveshjet për rritjen e fëmijëve, marrëdhëniet me një palë të tretë etj.

Megjithatë, këshilltarët martesorë besojnë se të gjitha këto probleme janë të zgjidhshme.

Kushti i vetëm për këtë është që të ketë ende emocione mes partnerëve.

Për t’i zbuluar ato, terapistët përdorin disa truke që do t’u japin atyre informacione të caktuara për marrëdhëniet martesore.

Një truk i tillë është të bëni një pyetje specifike: Si u njohët?

Ndoshta kjo duket më shumë si një pyetje që bëhet gjatë prezantimit të terapistëve dhe klientëve, por ekspertët besojnë se ajo thotë shumë për vetë çiftin. Terapisti do t’i kushtojë vëmendje zgjedhjes së fjalëve kur përshkruan, shprehjes së fytyrës dhe emocioneve që ndjehen në përgjigjen e dikujt.

Nëse kjo pyetje e bën çiftin të buzëqeshë dhe nëse e rrëfejnë ngjarjen me ton të qetë, terapisti beson se ka vend për të riparuar marrëdhënien.

Mirëpo, nëse për takimet flitet me ton negativ, nëse partneri kritikohet apo fajësohet për “shtirje” dhe të ngjashme, martesa është në një krizë të rëndë.

Situata është veçanërisht kritike nëse njëri nga partnerët përdor fjalë të tilla si “kurrë” ose “gjithmonë”, për shembull, në fjalitë: “Ai kurrë nuk kishte mirëkuptim” ose “Ajo ishte gjithmonë egoiste”.

Negativiteti kronik ndaj kujtdo, dhe veçanërisht ndaj partnerit, çon në zhgënjime të rregullta dhe përfundimisht në divorc. Nëse vërtet mendoni se partneri juaj absolutisht nuk mendon kurrë për nevojat tuaja, nuk është gati për një marrëveshje e të ngjashme, do të ishte mirë të pyesni veten nëse ia vlen të qëndroni i martuar.

Nëse, nga ana tjetër, mendoni se problemi është vetëm i përkohshëm dhe se gjithçka mund të zgjidhet, mos hezitoni të shkoni te një këshilltar martese. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat