Si t’i përballoni pushimet e para në çift?

Life style

Si t’i përballoni pushimet e para në çift?

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

Për dy persona që frekuentohen prej pak kohësh, pushimet e para në çift mund të jenë një urë dyshimesh dhe shqetësimesh. por si t’i përballoni ato e të kaloni një kohë të bukur në çift?

Pushimet e para në çift janë prova e lakmuesit për të parë nëse është i duhuri

Ja ku jemi: pas disa muajsh lidhjeje  jeni gati për pushimet e para në çift. Përveç të shijuarit të relaksit dhe argëtimit, do të keni mundësinë ta njihni më mirë partnerin, duke i shënuar të gjitha ato detaje të vogla që, në një histori afatgjatë, bëjnë ndryshimin. Të kaloni 24 orë në ditë me të, në fakt, do t’ju japë të ashtuquajturën provë lakmusi: është i duhuri apo jo? Gjithmonë duke pasur parasysh se detajet dhe çdo sinjal negativ do të merren si paralajmërime dhe jo si prova absolute të papajtueshmërisë.

Para nisjes

Pushimet fillojnë edhe para nisjes: në fakt, përgatitjet janë një fazë themelore e pushimeve. Studioni sjelljen e tij në fazën para nisjes; nëse ai përpiqet të organizojë atë që ju mund të dëshironi të bëni ose të mos bëni me pushime, lëreni veten të befasuar dhe jepini atij lirinë për të bërë dhe menduar për ju të dy. Mënyra se si e paketoni valixhen tregon gjithashtu shumë për të, prandaj shikojeni me kujdes. Nëse ai ndan gjithçka dhe sipas ngjyrave paketon rrobat, atëherë ai është një tip preciz, por ndoshta edhe pak i bezdisshëm dhe me siguri do ta ketë të vështirë ta lësh. Nëse, nga ana tjetër, ai i hedh rrobat e tij me shumicë, ndoshta nuk ka paranojë apo ankth për të ikur në pushime me ju, por mund të jetë pak kaotik.

Kompromis për pushimet e para së bashku

Për ta shijuar më mirë këtë aventurë, këshilla e parë për të ndjekur është gjithashtu më e dukshmja: gjeni kompromise. Secili prej nesh ka mënyrën e tij për të shijuar pushimet dhe për t’u çlodhur, kështu që vështirë se do të keni të njëjtat nevoja gjatë gjithë kohëzgjatjes së udhëtimit. Megjithëse jeni të dashuruar dhe të lumtur që e jetoni këtë përvojë të parë së bashku, nuk do ta gjeni gjithmonë veten në një mendje në çdo aspekt: e rëndësishme, pra, është të jesh në gjendje të gjesh të përbashkëtat, kompromise të vogla që të ndihmojnë të zgjidhësh tensionet.

Mësoni të njihni veten

Pushimet e para në çift do të jenë si prova e parë e bashkëjetesës: do të shihni njëri-tjetrin të sapozgjuar, do të duhet të gjeni disa kompromise, duhet të vendosni bashkë së çfarë duhet të bëni gjatë ditës dhe të zgjidhni domosdoshmëritë që udhëtimi sjell. Por jo vetëm: Do të ndodhë që do t’ju duhet të përballeni me disa krisje dhe ndonjë grindje. Por, mos u shqetësoni! Të gjitha këto prova do t’ju shërbejnë që ta njihni më mirë partnerin. Të jeni bashkë gjithë ditën do t’ju zhveshë, do t’ju bëjë të zbuloni pikat e dobëta e të forta, zakonet e mira dhe të këqija. Në fund, e gjithë ajo kohë e kaluar së bashku do të shkundë zonën e rehatisë dhe do të vërë në provë besimin mes njëri-tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat