Çfarë na bën kaq të fiksuar pas parave?

Life style

Çfarë na bën kaq të fiksuar pas parave?

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 00:23
Foto ilustrim

Studimet kanë treguar vazhdimisht se pas një pike të caktuar, paratë nuk ju blejnë lumturinë (Kahneman & Deaton, 2010).

Megjithatë, njerëzit shpesh bien në dashuri me paratë. Ndonjëherë, ata zhvillojnë një dëshirë kaq të fortë për to, sa sakrifikojnë edhe kohën e tyre për më shumë para, përtej asaj që është e shëndetshme. Këta njerëz mund të heqin dorë nga aktivitetet që tregohet se në fakt rrisin lumturinë, si shkuarja me pushime (Gilovich & Kumar, 2015), vullnetarizmi për të ndihmuar të tjerët (Liu & Aaker, 2008) dhe kalimi i kohës me miqtë dhe familjen (Hur, Lee- Yoon, & Whillans, 2021).

Pra, përveç furnizimit të nevojave dhe disa të mirave që na duhen për një jetë të mirë, pse i duam paratë në atë nivel që mund të fillojë të na trishtojë? Një ish-tregtar i fondeve mbrojtëse, Sam Polk, e quan veten "një ish-i varur nga paratë". Dhe për të, përgjigja është fare e thjeshtë: bonusi i tij.

“Unë do mendoja për bonusin tim çdo ditë”, shkroi ai në një artikull për NY Times, teksa shpjegonte për kohën kur punonte në Wall Street. “Çdo ditë për një vit, mendoja: ‘Çfarë do jetë?’; ‘Kush do paguhet më shumë se unë?’. Doja më shumë para për të njëjtën arsye që një i alkolizuar mund të dojë një pije tjetër.”

Stimujt e performancës mund të gjenden jo vetëm në Wall Street, por në shumë profesione. Shitësit fitojnë komisione, atletët marrin shpërblime bazuar në statistikat e tyre dhe CEO-të marrin opsione aksionesh. Megjithatë, hulumtimet tregojnë se ky lloj i zakonshëm i nxitjes mund të jetë burim kryesor i këtij fiksimi të pashëndetshëm me paratë.

Stimujt e performancës përmbajnë pasiguri të natyrshme: Ju nuk e dini me bindje se sa do të fitoni çdo muaj. Kjo pasiguri i bën njerëzit të fiksohen në shpërblimet e tyre.

Ky fiksim me paratë që të çon në një dëshirë më të fortë për para: Nëse nuk mund të ndalosh së menduari për paratë, i dëshiron më shumë. Pra, njerëzit që marrin në mënyrë të përsëritur stimuj të performancës priren të zhvillojnë një dëshirë më të fortë për para me kalimin e kohës.

Çfarë ndodh kur zhvillon një dëshirë të fortë për para?

Njerëzit e sjellin këtë dëshirë për para në shtëpi, së bashku me pagën e tyre. Dëshira e shtuar dhe fiksimi për paratë jo vetëm që ndikon në sjelljen e tyre në punë, por ndikon edhe në sjelljen jashtë punës. Studimet zbuluan se njerëzit që marrin stimuj të performancës bëjnë më pak donacione, shpenzojnë më shumë nga koha e tyre duke fituar para dhe i kushtojnë një vlerë më të lartë parasë në përgjithësi.

Kërkime të tjera kanë treguar gjithashtu se kur njerëzit kanë një dëshirë të fortë për para, ata priren të sakrifikojnë kohën për vetë-rritje, kohën e lirë dhe marrëdhëniet intime në mënyrë që të shkojnë pas parave (Diener & Oishi, 2000).

Thënë këto, ia vlen të reflektoni për punën dhe prioritetet tuaja të jetës. Jeni të fiksuar pas parave që kur ndërruat punë? Mendoni pak si shumë për paratë?

Ne kalojmë pjesën më të madhe të orëve tona të zgjimit duke punuar, dhe shumica e të ardhurave tona vijnë nga puna. Prandaj, është e rëndësishme të kuptojmë se mjedisi ynë i punës, siç janë sistemet e stimulimit, mund të kenë ndikime të rëndësishme në jetën tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat