Si të refuzosh dikë me mirësjellje?

Life style

Si të refuzosh dikë me mirësjellje?

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Ai tipi që të ka qejf mund të jetë shumë çun i mirë, ti mund ta kesh shumë xhan, por nuk e sheh si partner, mund ta kesh edhe shok…ka miliona arsye dhe të gjitha mund të zgjidhen duke e refuzuar me mirësjellje, në mënyrë që mos ta prekësh miqësinë (të paktën nga ana jote).

Cilat janë disa nga fjalitë?

1. "Mendoj se je një çun fantastik, por nuk ndiej tërheqje në aspektin romantik. Mendoj se mund të mbetemi miq shumë të mirë, nëse edhe ti je dakord".

2. "Në fakt, nuk ndiej kimi në bisedat tona dhe shoh që nuk jemi në të njëjtin stad në jetë. Të uroj të gjitha të mirat dhe nëse ke ndonjë problem, mund të më shkruash kurdoherë".

3. "Më vjen keq, nuk jam e interesuar për një marrëdhënie romantike, apo edhe seksuale. Ndihem e vlerësuar që ti më ke qejf, por thjesht nuk është momenti i duhur".

4. "Nuk kam ndjenja për ty. Më vjen keq që mund të të duket si një përgjigje e pasjellshme, por nuk dua të të mbaj “varur” e as të detyroj veten që të të kem qejf".

5. "Shiko, je vërtet shumë tërheqës dhe gallatë, por të shoh më shumë si një mik të mirë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat