Anglezja thotë se ‘nuk mund të dal më nga shtëpia’ pasi që fqinjët hedhin një shënim ‘ofendues’ sipër gardhit

Life style

Anglezja thotë se ‘nuk mund të dal më nga shtëpia’ pasi që fqinjët hedhin një shënim ‘ofendues’ sipër gardhit

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 21:08
Amber Odonnell

Me ardhjen e motit të nxehtë, shumë nga ne do t’i hapim dritaret tona të shtëpisë sa më shumë që të mundemi.

Por kjo nuk është ideja më e mirë ndonjëherë, pasi që një grua e morri vesh këtë “me pahir”.

Amber Odonnell nga Yorkshire, mbeti e tronditur kur e mori një letër ankuese nga fqinjët e saj, të cilët besojnë se e dëgjuan atë duke kryer marrëdhënie seksuale të zhurmshme, raporton The Mirror.

Por ajo nuk ishte në dijeni për problemi deri sa nuk e pa një letër të cilën ata e kishin hedhur sipër gardhit të saj.

Duke e shpërndarë në TikTok reagimin e veprimit të turpshëm, modelja e OnlyFans postoi një video ku ajo shihet me sytë e hapur dhe duke shikuar në drejtim të kamerës, dhe shihej qartë se ishte e tronditur.

Një shkrim në ekran thotë: “Është zyrtare, nuk mund të dal më nga shtëpia ime”.

Pastaj video shfaq një pjesë të letrës, për të cilën Amber pretendon se e kishte gjetur të hedhur mbi gardhin e saj.

Në letër shkruhej: “Nëse dëshiron që të kryesh marrëdhënie të egër në mes të ditës, ju lutem që t’i mbyllni ato dritare të mallkuara”.

Videoja e shikuar për mbi një milionë herë, i ka bërë shumë njerëz për të qeshur, ku shumë prej tyre kishin treguar se si do të reagonin ndaj një situate të këtillë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat