Katër mënyra për t’i hequr njollat e verës së kuqe

Life style

Katër mënyra për t’i hequr njollat e verës së kuqe

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 21:08
Foto ilustrim

Keni blerë verë të shtrenjtë për të kaluar një natë të mrekullueshme me shoqërinë apo familjen, mirëpo e keni njollosur këmishën apo qilimin dhe buzëqeshja të është shuar

Qumështi

Zhyteni materialin e njollosur në qumësht për një orë dhe pasi ta hiqni pastrojeni me sapun, transmeton Telegrafi.

Krip, ujë të vluar dhe uthull

Nëse veç keni kohë, provojeni këtë zgjidhje: futeni materialin në ujë të ftohët dhe mbulojeni me krip derisa materiali të merr ngjyrën rozë. Pastaj, hidhni ujë të vluar dhe lëreni materialin të qëndroj në uthull për një kohë.

Verë të bardh dhe sodë buke

Zhyteni materialin e njollosur në verë të bardh. Pastaj, hidhni sodë buke dhe ujë.

Krem për rrojë

Me një sasi të kremit për rrojë e pastroni njollën në material dhe e pastroni me ujë të nxehtë. Thuani lamtumirë njollës! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat