E dini si i ndajnë çiftet e lumtur punët e shtëpisë?

Life style

E dini si i ndajnë çiftet e lumtur punët e shtëpisë?

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Punët e shtëpisë mund të kthehen në debat goxha të nxehtë tavoline dhe në të shumtën e rasteve janë "molla e sherrit" në bashkëjetesën mes një çift. A duhet t'i besohen vetëm grave? Sigurisht që jo! Si do t'i ndajmë me partnerin që të gjithë të jemi të lumtur?

Merrni shembull nga këshillat që japin çiftet e lumtur që e kanë gjetur sekretin!

1. Ata komunikojnë në mënyrë të qartë, me detaje dhe drejtpërdrejtë

Nuk ka ironira, inate apo ankesa në delegimin e punëve. Nëse njëri prej jush do hekurosë, pastrojë dyshemenë dhe laj enët, partneri tjetër do merret me punët e tjera. Mjafton që detajet t'i sqaroni që prej fillimi, por kujdes: JO në mënyra pasivo-agresive! 

2. Luajnë me "fuqitë" e njëri- tjetrit

Pra, ju duhet të dini ku ju dhe partneri juaj jeni më efiçentë në mënyrë që punët të bëhen edhe më mirë. Nëse ti di të zgjedhësh më mirë perimet dhe frutat, atëherë bëj pazarin. Nëse atij i jepet për ta gatuar, lëri hapësirën e tij në kuzhinë.  Secili prej jush le të bëjë punët që bën më mirë sepse kështu s'do t'i duken si "punë shtëpie". 

3. Çiftet e lumtura e dinë mirë se ndarja e detyrave të shtëpisë është më shumë se aq

Nuk është çështja e larjes së enëve apo të shtëpisë. Eshtë t'i tregoni njëri-tjetrit sa shumë e vlerësoni vendin ku bashkëjetoni, lodhjen e secilit dhe që kujdeseni për ta. Ndihma tregon përkujdesje, dashuri dhe përkushtim. 

4. Nuk përpiqen ta mikro-menaxhojnë njëri-tjetrin

Askush nuk është shefi në punët e shtëpisë. Patjetër që kritikat janë të mirëpritura, por nuk supozohet ta ktheni në zënkë. Edhe nëse njëri prej jush fillon t'i neglizhojë detyrat e tij, mund t'ja bëni të ditur duke përdorur taktin. 

5. Nuk harrojnë që janë një skuadër

Ata s'janë kundërshtarë në punët e shtëpisë. Çiftet e lumtur e dinë që i përkasin një ekipi dhe janë gjithmonë duke kërkuar për zgjidhjen e problemit dhe nuk gjejnë fajtor tek partneri. 

6. Janë fleksibël

Gjëra nuk janë gjithmonë fikse. Kushtet ndryshojnë, situatat ndryshojnë dhe toleranca ju ndihmon në çdo rast. Jini mbështetës. 

7. Çiftet e lumtura e dini që barazi jo gjithmonë do të thotë t'i ndash gjërat 50/50

Njëri prej jush mund të jetë shumë më i zënë me punë dhe patjetër është partneri tjetër që kompeson. Mjafton të dy të ndiheni të vlerësuar dhe të mbështesni njëri-tjetër në përgjegjësitë që merrni përsipër. Ndarjet specifike të punëve janë fundi i procesit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat