Zemër blu apo rozë? Emoji-t më të përdorur, të shpjeguar sipas ngjyrave

Life style

Zemër blu apo rozë? Emoji-t më të përdorur, të shpjeguar sipas ngjyrave

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 00:31
Foto ilustrim

Nuk është hera e parë që emoji-t na bëjnë lëmsh, por falë këtij artikulli, mund të jetë e fundit. Emoji-t me zemra janë ato që dërgohen shumë shpesh, ndaj ja ku e ke një guidë për të marrë vesh njëherë e mirë se ç'kuptim ka secili dizajn dhe ngjyrë.

1. Zemra blu
Ka një energji shumë vëllazërore dhe nënkupton miqësi dhe diçka që s'ka lidhje me seksin. Emoji blu dërgohet në një bisedë në grup, me çunat që i ke "bro" dhe gocat që i ke "sis".

2. Zemra e verdhë
Miqësore, e butë dhe e ngrohtë, zemra e verdhë nënkupton çiltërsi dhe përkujdesje, ndaj mund t'ia dërgosh familjarëve dhe të afërmve.

3. Zemra lejla
Pas zemrës lejla fshihet një person i eksituar. Mund ta përdorësh krejt në mënyrë "të padjallëzuar" me atë çunin/gocën që ke qejf.

4. Zemra e bardhë
E pastër, minimaliste, e qartë, zemra e bardhë përdoret për të treguar mbështetje, dashuri dhe në raste fatkeqësie, ngushëllim të sinqertë.

5. Zemra e kuqe
Dashuri, ndjesi të mira dhe pozitivitet. Këto merr personi përtej ekranit kur ti i dërgon një zemër të kuqe.

6. Zemra pak si shumë reale
E këndshme, por edhe pak e frikshme. Dërgojeni te studentët e mjekësisë, ose te dikush që vdes për filmat horror.

7. Zemra portokalli
Është emoji i dikujt që ka frikë të tentojë, ose ai/ajo që të mban varur. Domethënë, pse nuk mund të jetë zemër e kuqe?!

8. Zemra jeshile
Miqtë e zemrës ta dërgojnë përherë dhe duan të të thonë se janë gjithnjë pranë teje.

9. Zemra e zezë
Dashuri romantike, e cila me shumë gjasa, ende nuk ka dalë në dritë. Kush dikush ta dërgon, tani, ti e di se çfarë kërkon.

10. Zemra rozë
Tregon se personi përtej smartphone-it të ka xhan, të vlerëson dhe do të bisedojë me ty 24/7, sepse ti i dërgon vibe pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat