Letra e babait drejtuar të bijës

Life style

Letra e babait drejtuar të bijës

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Është ai njeri që ndonjëherë nuk ka ku të qëndrojë në shtëpi, sepse kthehet gjithmonë i fundit dhe vetëm kur të plaket do e gjejë veten gjithmonë në kolltuk me një gazetë dhe më në fund do të flasë me butësi: sepse babai yt është ai njeri që të ka mësuar të ngasësh biçikletën, duke e mbajtur sediljen nga pas që të mos biesh. Është ai mashkulli që ju kujtohet vetëm në momentin e fundit të bëni një foto me të në ditëlindjet tuaja dhe nëse harroni t’i uroni ditëlindjen, ai nuk do të mërzitet sepse e di që nuk e keni bërë me qëllim.

Dije që ai mashkull, kur të dalësh për herë të parë me një djalë, nuk do të flejë gjithë natën duke pritur kthimin tënd dhe të nesërmen nuk do të të pyesë si shkoi, jo sepse nuk i intereson, por sepse ka frikë se e ke gjetur mirë veten me një djalë që nuk ka lidhje me ty.

Është ai njeri që kur gjen një foto të tij si i ri, gjithmonë duket super i lezetshëm dhe të vjen keq që nuk e njihje atëherë kur marrosej pas  nënës tënde.

Është një burrë që sa herë që del me makinën e tij shpreson që të bjerë shi për t’ju takuar dhe për t’ju shoqëruar.

Babai yt është ai njeri që të qortoi kur ktheheshe shumë vonë, por brenda vetes dëshironte thjesht të të përqafonte.

Është njeriu që mund të grindet me këdo gjatë gjithë jetës së tij, por gjithmonë do të dëshirojë të bëjë paqe me ty në një moment, sepse është ai mashkulli që do të të dojë ashtu siç nuk ka dashur kurrë asgjë në jetën e tij.

Babai yt është ai njeri që kur të martohesh do të bëjë sakrificën e fundit që i kërkon jeta: të të çojë në altar dhe të të shohë nga pas teksa të lëshon dorën…

Dhe mbaje mend, e dashur bija ime, që nëse një herë, kur të jesh grua, do të duhet të kalosh një moment të vështirë, në të cilin do të ndihesh e vetmuar si asnjëherë më parë dhe nuk do të gjesh njeri pranë vetes, do të duhet të kthesh kokën, për të parë brenda teje. Dhe do të gjeni vetëm një burrë. Babai tënd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat