Çfarë zbulojnë ëndrrat tuaja për ankthin që po e përjetoni?

Life style

Çfarë zbulojnë ëndrrat tuaja për ankthin që po e përjetoni?

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 06:22
Foto ilustrim

Të flini mund të jetë punë e vështirë, veçanërisht për ata që vuajnë nga ankthi.

Ekspertët tani kanë zbuluar se ëndrrat tuaja mund të mbajnë çelësin kur bëhet fjalë për matjen e nivelit të ankthit.

Mjekët në Universitetin e Dyseldorfit thanë se ata që vuajnë nga kjo gjendje, ka të ngjarë të kenë ëndrra të ndryshme nga njerëzit që nuk e përjetojnë ankthin.

Ata  zbuluan se kishte tre tema që ishin të pranishme tek ata me ankth, shkruan The Sun.

Më të zakonshmet, sipas ekspertëve janë ëndrrat emocionale intensive, imazhet e shpejta dhe ëndërrimi i një ish-partneri ose interesi dashurie.

Ëndrra të tjera të shpeshta përfshinin ndjekjen ose sulmin, ngrirjen nga frika ose aksidente të tilla si përplasjet avioni.

Ekspertët zbuluan gjithashtu se personat që vuanin nga ankthi kishin më pak gjasa të kishin ndërveprime pozitive me të tjerët që hasin në ëndrrat e tyre.

Autori kryesor i studimit dhe psikologu Anton Rimsh tha se gjetjet e tyre tregojnë se njerëzit që jetojnë me ankth kanë ëndra intensive.

“Ne mund të supozojmë se prania e një çrregullimi ankthi nxit një intensitet më të lartë të përgjithshëm subjektiv të përvojave të ëndrrave. Në përputhje me këtë nocion, ne arritëm në përfundimin se përmbajtja e ëndrrave tek pacientët me ankth jo vetëm që ekziston në një numër të madh, por edhe përjetohet prej tyre me një intensitet dhe theksim veçanërisht të lartë subjektiv”, u shpreh ai.

Gjithashtu duhet theksuar se ekzistojnë një sërë llojesh të ndryshme të çrregullimeve të ankthit, nga ankthi i përgjithësuar tek çrregullimi obsesiv-kompulsiv, fobitë specifike dhe çrregullimet e panikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat