Si të heqim njollat e djersës nga veshjet tona gjatë verës

Life style

Si të heqim njollat e djersës nga veshjet tona gjatë verës

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Nga sa veshje mund të keni hequr dorë vetëm prej njollave të besdisshme të djersës? Kryesisht, zona poshtë sqetullave është e para që krijon njolla në formë hartash që s’duam t’i shohim e aq më pak të mbeten shenjë.

Si mund t’i parandalojmë?

Ka dy mënyra për të parandaluar krijimin e këtyre njollave. Njëra prej tyre është zgjedhja e një deodoranti pa alumin. Pasi keni bërë këtë, gjatë kohës së aplikimit, lëreni antidjersën të thahet para se të vishni bluzën. Nëse jeni duke nxituar, një tharëse flokësh do t’ju hynte në punë.

Si të shpëtojmë prej tyre?

Ju duhet një përzierje shumë e thjeshtë, që në bazë ka sodën e bukës. Soda e bukës ndihmon në rregullimin e nivelit të pH dhe redukton bakteret.

Ju duhen:

Lëng limoni

Ujë

Sodë buke

Lëreni përzierjen të veprojë mbi njollë për disa minuta e më pas vendoseni atë në makinën larëse për ta larë si zakonisht. Shpëtuat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat