Pse njerëzit që mendojnë tepër e kanë të vështirë punën në distancë

Life style

Pse njerëzit që mendojnë tepër e kanë të vështirë punën në distancë

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

 

   

COMMENTS

Komunikimi nga distanca është i vështirë, me shumë më tepër hapësirë për paqartësi. Kjo është arsyeja pse disa mbimendimtarë e luftojnë çdo ditë.

Çdokush mund të vuajë nën izolimin e punës në distancë – edhe për njerëzit më pak social, kalimi i ditëve të punës vetëm me një kamerë në internet ose platformë mesazhesh për të kontaktuar njerëzit që dikur i kanë parë gjatë gjithë kohës, përfundimisht mund të dëmtojë. Por ky izolim mund të jetë veçanërisht i vështirë për një lloj punëtori: ‘mendimtarin e tepërt’. Këta janë individë që priren të mbi-analizojnë ngjarjet përreth dhe që kanë të bëjnë me ta, dhe kanë nevojë për siguri se gjithçka është në rregull.

Mendimi i tepërt mund të ndodhë në çdo mjedis që lejon hapësirë për pasiguri, si në marrëdhëniet shoqërore ose në vendin e punës. Por ekspertët thonë se puna në distancë mund t’i përkeqësojë tendencat e të menduarit të tepërt, sepse mungesa e komunikimit ballë për ballë mes kolegëve rrit paqartësinë dhe pasigurinë – faktorë që mund të shkaktojnë spirale të mbimendimit. Ka hapa që individët mund të ndërmarrin për të shmangur këto mendime ndërhyrëse. Por u takon edhe menaxherëve që të komunikojnë më mirë, në mënyrë që punëtorët të dinë se si po ia dalin – dhe të mos lihen vetëm për t’u çuditur.

Psikologët thonë se ata që mendojnë tepër shqetësohen në mënyrë obsesive për gjërat që mund të shkojnë keq. Në një kuptim, të qenit një mendimtar i tepërt mund të jetë një gjë e mirë. “Mendimtarët kanë tendencë të jenë njerëz super të ndërgjegjshëm, ata priren të jenë individë shumë të përgjegjshëm dhe priren të jenë pak perfeksionistë”, thotë Craig Sawchuk, psikolog në klinikën Mayo, një nga organizatat më të mëdha të kërkimit mjekësor në SHBA. “Ata kujdesen për punën e tyre dhe me të vërtetë duan të bëjnë mirë.” Ata gjithashtu priren të jenë “shumë të harmonizuar emocionalisht”, thotë Jeffrey Sanchez-Burks, shkencëtar i sjelljes në Ross School of Business, Universiteti i Miçiganit, SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat