Çfarë ju bën të ndiheni më mirë sa herë po kaloni ditë të mërzitshme

Life style

Çfarë ju bën të ndiheni më mirë sa herë po kaloni ditë të mërzitshme

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Dashi- Sfida

Nuk ka asgjë që mund ta gëzojë një Dash më shumë se sfidat e përditshme. Janë të parët që hidhen në bast, që hapin një lojë të rrezikshme. E adhurojnë adrenalinën dhe risinë.

Demi- Pushimi

Demi e ka të nevojshme paqen. E dashuron ndjesinë e relaksit dhe qetësisë, kohën për të menduar dhe analizuar. Prandaj Demët duan të kenë gjithmonë një axhendë të qëndrueshme, ku të përfshihet patjetër edhe koha e relaksit.

Binjakët- Bisedat

Nëse nuk flasin, Binjakët duan patjetër të lexojnë, shkruajnë mesazhe apo edhe artikuj në blogje. Nuk ka gjë që Binjakët ta shijojnë më shumë se vënia e imagjinatës në lëvizje, kurioziteti dhe ideja se mund të thonë diçka interesante në bisedë.

Gaforrja- Një përqafim i ngrohtë

Gaforret nuk duan asgjë më shumë në botë se ndjesia se dikush i çmon, i do, kujdeset për të. Vetë Gaforres i pëlqen t'i ndihmojë të tjerët e të kujdeset për ta, por e kërkon këtë edhe tek ata. Është shenjë tejet familjare; lumturia e Gaforreve varet nga siguria që i krijohet.

Luani- Komplimentat

Nëse komplimentoni një Luan, e keni bërë automatikisht të lumtur. Luanët e adhurojnë ndjesinë e të qenit "ylli" i situatës, edhe kur janë në prapaskenë. Janë mbretër dhe janë të vetëdijshëm, por e kanë shumë të rëndësishme që edhe të tjerët ta dinë e t'ua thonë. Veçse nëse i përkëdhelni në këtë aspekt, do të jenë shumë besnikë e mbrojtës ndaj jush.

Virgjëresha- Mirënjohja

Virgjëresha ka instiktin e të ndihmuarit të të tjerëve, nuk i thonë kurrë "jo" dikujt që ka nevojë të ndihmohet. Por që të vijojë ta bëjë këtë, duhet t'i vini në dukje inteligjencën, pasi kjo e motivon shumë. Po ashtu, për Virgjëreshat, është shumë e rëndësishme mirënjohja, t'u thoni që janë miq të mirë.

Peshorja- Harmonia

Si një shenjë në kërkim të ekuilibrit, Peshorja nuk para e pëlqen sfidën, luftën, kërkon harmoni mes të gjithëve. Nuk është altruiste, përkundrazi, thellësisht egoiste; nuk mund të ndihet mirë në një ambient jo të qetë. Është shenja "avokat i djallit", sepse shpesh vihet në mbrojtjeje të të dyja palëve që mund të jenë kundra njëra-tjetrës.

Akrepi- Privatësia

Shenja më misterioze e horoskopit ndihet mirë dhe e mbrojtur sa më pak gjëra të dihen mbi të. Akrepi mund të ketë frikë nga informacionet që dalin për të, pasi ndihet i ekspozuar ndaj të tjerëve, madje nuk i pëlqen aspak ta kenë në dorë. Nga ana tjetër, për të barazpeshuar jetën e izoluar, do të ketë dikë që t'i besojë e të mund t'ia thotë të gjitha.

Shigjetari- Aventura

Njihet si shenja më aventuriere. Një Shigjetar do ta gjejë se s'bën mënyrën për të eksploruar diçka të re. Edhe nëse nuk udhëton dot, që është pasioni i madh i një Shigjetari, do të kërkojë të rrethohet nga njerëz të rinj interesantë, që të qeshin me shakatë e tij.

Bricjapi- Respekti

Nëse nuk ia bëni me dije se e respektoni një Bricjap, i hiqni një prej gjërave më të rëndësishme të jetës: statusin. Bricjapi jeton për status dhe bën gjithçka që të arrijë aty ku do, ndaj ta respektoni, është më e pakta që mund të bëni.

Ujori- Të qenit i veçantë

Një Ujor kërkon të jetë dhe është ndryshe, unik. Për të është e rëndësishme që të tjerët ta dinë këtë. Ata jetojnë me standardet e veta, pa u ndier aspak të detyruar të jenë pjesë e rrymës. Nga ana tjetër, adhurojnë të bëjnë biseda të thella, mbi aspekte të pamenduara, nga të cilat mund të zbulojnë gjëra të reja dhe mbi të gjitha, të ndihen interesantë.

Peshqit- Vetmia

Kjo shenjë kaq e ndjeshme dhe kaq ëndërrimtare nuk mund ta zhvillojë imagjinatën e pakufi në mes të zhurmës. Të qënit vetëm është diçka e domosdoshme për ta, sepse duan të mendojnë. Po kështu, vlerësojnë shumë praninë e atyre që i kuptojnë thellë, pa qenë e nevojshme të flasin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat