Disa këshilla për një seks të hatashëm, që ndoshta i ke harruar

Life style

Disa këshilla për një seks të hatashëm, që ndoshta i ke harruar

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 00:18
Foto ilustrim

Ky është fiks momenti kur flasim për seksin dhe këshillat rreth këtij akti kaq të rëndësishëm. Sot, do të të rikujtojmë disa këshilla që ndoshta i ke harruar, megjithëse janë të thjeshta dhe bazike, ama magjike.

Komunikimi

Pra, ti ke takuar një person shumë interesant, por seksi është “meh”? Ç’bën ti? Në vend që të shtiresh sikur të pëlqen seksi me të, komunikon dhe i thua se (X) gjë nuk të pëlqen, kënaq…dhe për më tepër i tregon se çfarë të pëlqen dhe të dhuron kënaqësi dhe pasion.

Larmishmëria

E ke parasysh që nuk bëhet gjithmonë seks në të njëjtin pozicion? Përdor imagjinatën, eksperimento, përdor gjëra të reja…Për aq kohë sa ti thyen monotoninë, seksi bëhet fantastik.

Përdor lodra seksi

Jo gjithmonë orgazma vjen si rezultat i penetrimit, ndaj mos hezito të blesh lodra seksi. Na falendero më vonë.

Për një seks oral fantastik, mendo për pozicionin

Ka disa pozicione eksituese që mund të provosh. Zgjidh rehatinë, atë që të përshtatet dhe jepi! Mos harro të përdorësh edhe sytë dhe duart. ?

Trego entuziazëm

Mos e nënvlerëso entuziazmin. Nëse i tregon partnerit/es që je i/e eksituar, e ke bërë edhe më të nxehtë situatën.

Mos e anashkalo paralojën

Paraloja ka shumë rëndësi, shumë! Mos e zgjat tepër, por as mos e anashkalo. Gjej të mesmen e artë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat