Çfarë janë "deepfakes" dhe pse po bën gjithnjë e më të dëmshme për gratë?

Life style

Çfarë janë "deepfakes" dhe pse po bën gjithnjë e më të dëmshme për gratë?

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

Shumë njerëz nuk kanë dëgjuar kurrë për “deepfakes”. Por Scarlett Johansson nuk është mes tyre. Ajo është një nga aktoret më të paguara në botë dhe ka parë versione shumë realiste të fytyrës së saj, të ngjitura në trupat e grave të tjera në skena pornografike përmes inteligjencës artificiale. Ajo tha për Washington Post se me të vërtetë shqetësohet për gratë që nuk kanë mundësi për t'u marrë me këto imazhe të rreme në një kohë kur një falsifikim i tillë po shpërthen.

Një grua e re merr një mesazh nga një shoqe, që i shkruan: "Kur ke filluar të pozosh për faqet pornografike?" E shqetësuar, gruaja shkon në faqen së cilës i referohej shoqja dhe sheh kokën e saj në një trup që nuk është i veti, duke marrë pjesë në sjellje seksuale me disa burra. 

Airbrushing dhe Photoshop kanë lehtësuar me kohë editimin e fotove, por së fundmi, po aq lehtësira po krijohen edhe në editimin e videove. Këto video të gjalla të quajtura "deepfake" janë shtuar shpejt në internet, duke mjegulluar kufirin midis së vërtetës dhe gënjeshtrës.

Videot gjithashtu janë shtuar në mënyrë disproporcionale kundër grave, duke përfaqësuar një mjet të ri dhe poshtërues poshtërimi, ngacmimi dhe abuzimi. Falsifikimet janë të detajuara në mënyrë eksplicite, të postuara në faqet e njohura pornografike dhe gjithnjë e më sfiduese për t'u zbuluar.

Teknologjia po rritet me hapa të mëdhenj. Ky proces zhvillimi është aq i shpejtë, sa në SHBA (dhe sigurisht as në Shqipëri), nuk ka një ligj kundër kësaj. 

Sot ka pak opsione ligjore për viktimat e pornografisë jokonsensuale dhe të falsifikuara.

Inteligjenca artificiale ishte menduar të krijonte një të ardhme më të mirë për të gjithë, duke na dhënë kaq shumë mjete për të menduar më shpejt dhe për të ndërtuar më mirë. Pornografia nuk ishte në menu në ato kohë të hershme, optimiste. Sigurisht që tani është, dhe gratë janë viktimat e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat