Arsyeja e rëndësishme që nuk duhet të lexoni më lajme

Life style

Arsyeja e rëndësishme që nuk duhet të lexoni më lajme

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Nëse jeni “të lidhur” me lajmet dhe jeni mësuar të kontrolloni herë pas here celularin për të parë nëse ka ndonjë lajm, ka më shumë gjasa që të keni të bëni me stres, ankth dhe probleme të tjera shëndetësore. Të paktën këtë e mbështet një studim i ri amerikan.

Studiuesit, të cilët bënë publikimin përkatës në revistën Health Communication, morën si shembull fenomenin e të ashtuquajturës “varësi nga lajmet” në 1100 të rritur, të cilët plotësuan pyetësorët përkatës.

Pjesëmarrësve iu kërkua t’u përgjigjen pyetjeve me përgjigje të tilla si “Unë shikoj aq shumë lajme sa harroj botën rreth meje”. Ose “Unë shpesh kam mendime për lajmet në mendjen time”. “E kam të vështirë të ndaloj së lexuari apo shikuar lajmet”. Ose “Shpesh nuk i kushtoj vëmendje në shkollë ose në punë sepse jam duke lexuar ose duke parë lajmet”.

Gjetjet treguan se 16.5% e njerëzve shfaqin shenja të konsumimit të lajmeve “shumë problematike”, deri në pikën ku ai dominon jetën e tyre, duke prishur marrëdhëniet me familjen dhe miqtë. Ata gjithashtu shkaktojnë vështirësi në përqendrimin në studimet ose detyrimet e punës dhe krijojnë një shqetësim dhe pagjumësi të përhapur.

Këta njerëz kanë gjithashtu më shumë gjasa të kenë probleme shëndetësore mendore (74%) dhe fizike (61%), krahasuar me përqindjet shumë më të ulëta (8% dhe 6%) në mesin e atyre që shikojnë lajmet më rastësisht.

“Ndjekja e zhvillimeve në media ndërkombëtarisht mund të krijojë një gjendje vigjilence dhe zgjimi të lartë te disa njerëz, duke e bërë botën të duket si një vend i errët dhe i rrezikshëm. Njerëz të tillë mund të zhvillojnë një rreth vicioz që krijon një marrëdhënie kompulsive me lajmet , një kërkim të vazhdueshëm për zhvillime të reja, gjatë gjithë kohës. Sa më shumë që dikush e bën këtë, aq më shumë ndikon në aspekte të tjera të jetës së tyre”, tha studiuesi kryesor Bryan McLaughlin.

Sa e realizueshme është një marrëdhënie e shëndetshme me lajmin?

Ai tregon edhe nevojën për një marrëdhënie më të shëndetshme me lajmin, pa pushuar sigurisht së informuari. Në raste të tjera të varësive dhe sjelljeve kompulsive, trajtimi përfshin ndalimin e plotë të sjelljes problematike. Por në rastin e informimit, kjo është mirë të shmanget për të mos cenuar, ndër të tjera, ekzistencën e qytetarëve të informuar siç duhet.

Për më tepër, studimi tregon gjithashtu nevojën për një diskutim më të gjerë rreth mënyrës sesi industria e lajmeve mund të ushqejë problemin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat