Këta katër faktorë parashikojnë rrezikun e prishjes së një marrëdhënieje

Life style

Këta katër faktorë parashikojnë rrezikun e prishjes së një marrëdhënieje

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Një ekspert ka zbuluar katër faktorët që parashikojnë prishjen e një marrëdhënieje.

Të katër sjelljet, pavarësisht se janë toksike, në fillim mund të duken të parëndësishme, por derisa një tipar u përshkrua si “vdekjeprurëse”, një tjetër u tha se ishte shkaku më i madh i një divorci brenda gjashtë viteve të martesës.

Kathy Nickerson, nga “Orange County” në Kaliforni, zbuloi katër sjelljet kryesore që tregojnë se një ndarje mund të jetë në horizont: kritika, përbuzja, mbrojtja dhe injorimi.

Kritika

Kathy tha se kritika ndodh kur ju bëni gjykime të ashpra për mendimet, ndjenjat, karakterin, pamjen dhe sjelljen e partnerit tuaj.

“Një shembull i kritikës është ‘Oh, kështu që ju do të uleni sërish në divan sot? Ju jeni një person kaq dembel, nuk bëni kurrë asgjë për të ndihmuar”, u shpreh ajo.

Përbuzje

Përbuzja është “helm për një marrëdhënie” sipas Kathyt.

“Ne veprojmë me përbuzje kur përmes fjalëve ose shprehjeve të fytyrës shprehim se partneri ynë është i pavlerë dhe i neveritshëm. Një shembull përbuzjeje është ‘Nuk mund ta besoj se jam martuar me një person kaq të neveritshëm”, u shpreh ajo.

Injorimi

Injorimi është kur mbylleni dhe tërhiqeni nga një bisedë kur partneri juaj është duke folur.

Kjo mund të shkojë deri në ngritjen në këmbë dhe largimin nga dhoma.

“Injorimi është kaq vdekjeprurës për një marrëdhënie, sepse ne duhet të ndjejmë se partneri ynë na dëgjon dhe kujdeset për ndjenjat tona. Nëse partneri ynë largohet nga ne, ne nuk ndihemi të dëgjuar, nuk ndihemi të kuptuar, nuk ndihemi të vlefshëm dhe fillojmë të ndihemi shumë të padashur dhe të shkëputur”, u shpreh Kathy.

Mbrojtja

Kathy shpjegoi se kjo është kur dikush kërcen për të mbrojtur veten në një bisedë me partnerin e tyre në vend që të marrë përgjegjësi.

“Nëse partneri juaj po tregon pse është lënduar nga diçka që keni bërë dhe ju filloni shpejt në çdo shpjegim se pse nuk mund të bëhej, ka gjasa që të jeni në mbrojtje”, tha ajo.

Tutje, ajo paralajmëroi se mbrojtja është problematike për një marrëdhënie, sepse të dy partnerët duhet të ndihen sikur mund të ndikojnë tek tjetri që të ndjej siguri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat