I ha thonjtë sa herë ndihesh nervoze? Ja çfarë duhet të bësh

Life style

I ha thonjtë sa herë ndihesh nervoze? Ja çfarë duhet të bësh

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 21:17
Ilustrim

Nëse je një prej atyre njerëzve që i ha thonjtë rregullisht, me siguri e di edhe burimin nga se e ke këtë zakon të keq që është i ngjashëm tek shumë njerëz. Askush nuk do që t’i dëmtojnë, copëtojë thonjtë dhe kutikulat deri në gjak, por të gjithë ata që e kanë këtë ves, e kanë vështirë ta zhdukin, sepse veprojnë në mënyrë të pandërgjegjshme. Edhe sipas specialistëve, ky është një ves i vështirë për t’u zhdukur. Kjo edhe për arsye se për shumicën e njerëzve, ngrënia e thonjve është një reagim nervozizmi ndaj situatave të caktuara apo pasojë e diçkaje që ata e bëjnë në mërzitje e sipër. Pra, ata i kafshojnë thonjtë pa menduar. Nuk ka rëndësi se sa e neveritshme mund të të duket. Të gjithë ata që e vuajnë, luftojnë shumë për ta zhdukur. Për fat të mirë, ka disa mënyra për ta ndaluar veten nga ngrënia e thonjve.

1. Fillo me disa analiza. Me siguri e di që ky është një ves i keq, por e di se sa shumë rrezikon shëndetin duke ngrënë thonjtë? Mendo se sa herë i ke futur duart e palara në gojë për të ngrënë thonjtë. Kjo të bën më të prekshëm ndaj sëmundjeve dhe të ftohtit. Po kështu, me këtë veprim shtohen infeksionet, shtuar edhe rastet kur nga thonjtë del edhe gjak, rreziku është edhe më i madh.

2. Fillo vetëm me njëri thua. Kalo disa ditë duke ngrënë vetëm njërin dhe do të vëresh se sa shumë ndryshim ka nga të gjithë thonjtë e tjerë. Duke krahasuar, me kalimin e kohës mund të ndërgjegjësohesh për veprimin.

3. Përdor një manikyr xhel, sepse është shumë i fortë për t’u prishur lehtësisht. Ai në të njëjtën kohë do të të ndihmojë për t’i pasur thonjtë më të fortë.

4. Nëse i ha thonjtë sa herë ndihesh e stresuar, atëherë gjej mënyra të tjera për të larguar stresin.

5. Mbaji gjithmonë thonjtë të shkurtër në mënyrë që të eliminosh sa më shumë vesin për të kafshuar.

Shkaku kryesor i ngrënies së thonjve është nervozizmi, por mund të jetë edhe një problem psikologjik, ndaj nëse është kështu, atëherë duhet të konsultohesh me një specialist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat