Nga 1-10, sa introvert je? Zbuloje këtu

Life style

Nga 1-10, sa introvert je? Zbuloje këtu

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 13:47
Foto ilustrim

Më poshtë do të gjeni 10 situata që u sjellin gëzim dhe rehati të gjithë introvertëve. Te sa prej tyre e gjeni veten? 

1. Dyer automatike, ose dyer që mbeten të hapura. Kjo mund të duket e çuditshme, por ata që janë të mbingarkuar me ndërveprime sociale të vogla do ta kuptojnë. Mbajtja e derës për personin pas jush duket një veprim mjaft rutinë, por çfarë ndodh kur personi është shumë larg për ta mbajtur derën pa u dukur budalla, por edhe shumë afër sa ju do dukeshit të paedukatë nëse do e mbyllnit? Këto janë mendime të zakonshme që lundrojnë në mendjen e një introverti.

2. Ashensorë bosh. Nuk ka asgjë më qetësuese se një ashensor që mbyllet pa askënd brenda veç teje. Asnjë bisedë e vogël për t'u bërë. Asnjë dilemë: A të flas për motin? T'i komplimentoj për parfumin? Më mirë po bëj sikur kam shumë punë në telefon...

3. Një pasdite dhe mbrëmje e tërë pa asnjë plan. Introvertët janë të ngazëllyer nga mendimi se pas pune, do të jenë në shtëpi. Ah, një ditë pa plane dhe pa menduar "kush do jetë aty, sa do rrimë etj".

4. Takime online (Zoom, Teams) në vend të takimeve fizike. Bisedat sipërfaqësore mund të duken të lodhshme dhe të parëndësishme dhe një takim pune online për shembull, ka shumë më pak nga këto lloj bisedash. Perfekte!

5. Ditë me shi. Një justifikim i denjë për të qëndruar në shtëpi pa u ndjerë në faj.

6. Kur jeni në një butik/dyqan dhe shitësit nuk ju ndjekin nga pas, ose nuk përpiqen t'ju shesin diçka me patjetër. Në rregull, këtë ndoshta e urrejnë dhe ekstrovertët.

7. Kur dikush dërgon mesazhe në vend të telefonatave. Këta njerëz kanë një vend të veçantë në zemrën e introvertëve. Për ata që thonë "duhet të flasim, më merr në telefon kur të kesh kohë" - s'mund të themi të njëjtën gjë.

8. Darka në një restorant në vend të shtëpisë së dikujt. Kur takoheni në një vend neutral, është më e lehtë të dini se kur aktiviteti ka përfunduar, dhe për këtë arsye është më pak e vështirë të largoheni. Në shtëpinë e dikujt, ekziston ai detyrimi për të zgjatur dhe për të folur pas darkës, që shumë introvertë nuk e kanë qejf.

9. Kur teshtini vetëm, pa askënd që t'ju thotë "shëndet". Pyetje si "mos bëra shumë zhurmë?" apo "Po sikur askush të mos më thotë shëndet?" janë normale për mendjen e një introverti.

10. Kur anulohen planet. Ahh... ajo ndjesia e lehtësimit kur sheh fjalët: "Na vjen keq t'ju informojmë se fatkeqësisht eventi i sotëm është anuluar". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat