6 mite për përdorimin e kremit të diellit që nuk duhet t’i besosh për asnjë arsye

Life style

6 mite për përdorimin e kremit të diellit që nuk duhet t’i besosh për asnjë arsye

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Në këtë botë ekzistojnë mite për gjithçka, edhe për përdorimin e kremit të diellit. Këto 6 mitet janë ato që dëgjojmë më shpesh dhe kuptoje njëherë e mirë që nuk sjellin asgjë më shumë se dëm në lëkurën tënde.

Sa më e lartë SPF, aq më e lartë mbrojtja

Në realitet, nuk përbën një ndryshim kaq të madh. Praktikisht, nëse përdor krem me SPF 30, do të mbrosh 97% lëkurën nga ekspozimi i diellit. Nëse vendos kremin me 50% do të mbrosh vetëm 1-2% më shumë. Kremi i diellit nuk të mbron 100% nga rrezet UV, gjithsesi edhe 97-99% nuk është pak.

Nëse është kohë e vrenjtur/me shi, nuk kam pse vendos SPF

Në fakt, mendoje kështu: Nëse ende mund të shoh dhe ka dritë, duhet të vendos SPF. Rrezet UV nuk e kanë aspak problem të depërtojnë përmes reve.

Nëse vendos SPF, trupi nuk furnizohet me vitaminë D

Shumica e njerëzve e mendojnë këtë, por në fakt, nuk ka asnjë provë që tregon se përdorimi i përditshëm i kremit të diellit çon në uljen e vitaminës D në trup.

Më mjafton SPF në makeup

Jo, nuk është aspak e njëjta gjë. Makeup-i, edhe kur përmban SPF nuk të mbron kurrë aq mirë sa kremi i diellit.

Tonet e errëta të lëkurës nuk kanë nevojë për SPF

Dielli ta dëmton njësoj lëkurën dhe nuk bën aspak një përzgjedhje të tillë, ndaj të gjithë duhet të vendosin kremin e diellit.

Mjafton ta vendos një herë në ditë

SPF duhet vendosur çdo 2-3 orë në mënyrë që të të mbrojë nga rrezet UV. Mos harro, riaplikimi është çelësi i mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat