5 arsye për t’u ndjerë një grua e plotësuar

Life style

5 arsye për t’u ndjerë një grua e plotësuar

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Ne femrat shpesh ndihemi të paplota, sikur diçka mungon. Pra, ne e mbushim këtë ndjenjë zbrazëtie duke vendosur marrëdhënie të gabuara, duke u fokusuar në disa papërsosmëritë dhe mangësitë e vogla, të cilat na pengojnë të ndihemi persona të kompletuar. Kur ndihemi të vetmuar, ne kërkojmë dëshpërimisht një partner të aftë për të plotësuar ato boshllëqe që askush nuk ka mundur t’i plotësojë kurrë; ne ndjejmë nevojën për të marrë shumë vëmendje për t’u ndjerë vërtet të lumtur. Megjithatë, ajo ndjenjë e paplotësisë është gjithmonë aty duke na pritur.

Betejat me të cilat jemi përballur dhe mësimet që kemi nxjerrë prej tyre

Ne jemi femra të kompletuara sepse tashmë kemi përjetuar shumë eksperienca. Kemi kaluar kohë të vështira dhe kemi përballur situata komplekse dhe delikate, në të cilat kemi njohur anën më të mirë dhe më të keqe të njerëzve.

Nuk na mungon asgjë që nuk mund ta gjejmë brenda nesh

Shpesh, sidomos kur jemi të rinj, e kërkojmë lumturinë sikur të ishte një krijesë mitologjike që duhet gjetur dhe kapur, por nuk është kështu. Lumturia qëndron brenda nesh dhe këtu duhet ta kërkojmë atë. Njerëzit që kalojnë gjithë kohën duke u ankuar për atë që u mungon, grumbullojnë në zemrat e tyre një zbrazëti të madhe, gjendje në të cilën është e vështirë të mund të lindësh dhe të kultivosh lumturinë.

Ne kemi mësuar se ka gjëra që nuk janë të rëndësishme

Pjesa më e mirë e pjekurisë është të kuptosh më në fund se ka gjëra dhe njerëz për të cilët nuk ia vlen të dëshpërohesh, të shqetësohesh apo të qash. Edhe kjo, pra, na bën ne femrat të kompletuara, sepse kemi mësuar t’i kushtojmë të gjitha energjitë dhe pasionet tona asaj që ka vërtet rëndësi për ne.

Ne kemi mësuar të mos kemi frikë nga e ardhmja

Një grua e kompletuar dhe e pjekur nuk ka frikë nga e ardhmja sepse ka mësuar të ketë besim te vetja, sepse e ka bërë qëndresën armën më të mirë, sepse betejat me të cilat ka përballuar kanë qenë shkolla e saj më e mirë dhe aty ka mësuar të përballojë, për gjithçka që mban e ardhmja.

Nuk kemi nevojë që dikush të na plotësojë

Tashmë jemi femra të kompletuara, femra që dinë të shijojnë shoqërinë e atyre që i rrethojnë, familjarëve dhe miqve të tyre. Ne kemi arritur një pikë në jetën tonë ku e dimë se, për t’u ofruar të tjerëve më të mirën nga vetja, duhet të ndihemi mirë me veten, pasi akumulimi i frikës dhe pasigurive vetëm sa i ndërlikon marrëdhëniet tona ndërpersonale.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat