Ky veprim mund të tregojë nëse partneri ju ka tradhtuar

Life style

Ky veprim mund të tregojë nëse partneri ju ka tradhtuar

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

A keni menduar ndonjëherë nëse personat që tradhtojnë kanë ndonjë sjellje karakteristike? A flasin në një mënyrë të caktuar apo diçka tjetër? Po është e vërtetë se kur mashtrojnë, këta persona në përgjithësi fillojnë të ndryshojnë sjelljen e tyre dhe ka diçka që është karakteristike për ta.

Një faqe takimesh bëri një sondazh, i cili tregoi se 61 për qind e personave që kishin tradhtuar (nga 1400 të anketuar) pranojnë se nuk janë të afërt me prindërit e partnerit të tyre. Pra, nëse gjysma juaj më e mirë shmang mbledhjet familjare, arsyeja mund të jetë një ndërgjegje jo e pastër.

Terapistja e çifteve dhe autorja e librit “Monogamia e re: Ripërcaktimi i marrëdhënies suaj pas tradhtisë”, Tammy Nelson tha: “Mbajtja e distancës nga prindërit e partnerit mund të jetë tregues i mosinteresimit për martesën ose të paktën për respektimin e monogamisë shpjegoi ajo.

Pothuajse gjysma e personave që kishin tradhtuar thanë se i shohin prindërit e partnerit të tyre një herë në vit ose më pak. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat