Sa burra kam dëgjuar se duan një grua inteligjente në jetën e tyre

Life style

Sa burra kam dëgjuar se duan një grua inteligjente në jetën e tyre

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 07:19
Foto ilustrim

Unë do t’i inkurajoja ata të mendojnë për këtë. Gratë inteligjente, marrin vendime për veten e tyre, kanë dëshirat e tyre dhe vendosin kufij. Nuk do të jesh kurrë qendra e jetës së saj, sepse ajo sillet rreth vetes. Një grua inteligjente nuk do ta lejojë veten të manipulohet apo shantazhohet, ajo merr përgjegjësi. Gratë e zgjuara pyesin, analizojnë, argumentojnë. Ato nuk kënaqen kurrë, por avancojnë. Ato gra kanë pasur një jetë para jush dhe e dinë se do të vazhdojnë ta kenë edhe pasi të largoheni.

Një grua inteligjente paralajmëron, nuk kërkon leje. Këto gra nuk kërkojnë në çift një lider për ta ndjekur, një baba që i zgjidh jetën dhe as një djalë për të shpëtuar. Ato nuk duan t’ju ndjekin apo të shënojnë rrugën e askujt, ato duan të ecin pranë jush. Ajo e di që jeta pa dhunë është një e drejtë, nuk është një luks dhe as një privilegj. Ato e shprehin zemërimin, trishtimin, gëzimin dhe frikwn njësoj, sepse ato e njohin frikën, e cila nuk i bën të dobëta në të njëjtën mënyrë si dhe zemërimi,  nuk i bën “mashkullore”. Këto dy emocione dhe të tjerat, të gjitha së bashku, e bëjnë atë njerëzore dhe kaq!

Një grua inteligjente është e lirë sepse ka luftuar për lirinë e saj. Por ajo nuk është viktimë, ajo mbijetoi.

Mos u mundoni ta lidhni me zinxhir sepse ajo do të dijë të shpëtojë. Sidomos ato që janë përballur me situata të tilla në të kaluarën. Gruaja inteligjente e di se vlera e saj nuk qëndron në pamjen e trupit të saj.

Mendoni dy herë përpara se ta gjykoni atë sipas moshës, gjatësisë, vëllimit ose sjelljes seksuale, sepse kjo është dhunë emocionale dhe ajo e di këtë.

Pra: para se të thoni se dëshironi një grua “inteligjente” në jetën tuaj, pyesni veten nëse jeni vërtet të gatshëm të “përshtateni” me të sajën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat