Karakteristikat që e bëjnë një burrë të parezistueshëm (dhe jo, s’kanë të bëjnë me pamjen e jashtme)

Life style

Karakteristikat që e bëjnë një burrë të parezistueshëm (dhe jo, s’kanë të bëjnë me pamjen e jashtme)

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 19:30
Ilustrim

Sigurisht, pamja e jashtme ndihmon, por jo aq shumë sa këto veçori:

Vetëbesimi

Kjo cilësi qëndron në majë të listës dhe jo pa arsye.

Humori

Një sens i mirë humori është shumë i rëndësishëm për gratë, pasi në sytë e tyre, burrat që bëjnë shaka të matura, duken inteligjentë dhe nuk ka asgjë më seksi se një burrë i zgjuar.

Sjellja e mirë

Sjellja e mirë, xhentilesa, mirësjellja me kamerierët…Ja, kaq duan gratë.

Kur është dëgjues i mirë

Nëse një grua të tregon se si i shkoi dita, dëgjoje dhe herë pas here, reago.

Kur është mbështetës

Gjithashtu, një burrë mbështetës është një thesar shumë i çmuar.

Kur nuk bëjnë “lojëra mendore”

Një burrë që e di çfarë do dhe ta tregon qartë se të ka qejf, është një burrë seksi!

Ambicia

Po, është tejet tërheqëse.

Kur është misterioz dhe ekskluziv

Domethënë, kush e do një burrë që është një libër i hapur me të gjithë?

Sigurisht, besnikëria

Një burrë besnik është një burrë që e vlerëson pa fund gruan që ka në krahë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat