Ju duhet kaq pak për t'u ndjerë njerëz më të mirë

Life style

Ju duhet kaq pak për t'u ndjerë njerëz më të mirë

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Detaje fare të vockla që kanë fuqi të ndryshojnë ditën e dikujt, perceptimin e një tjetri, por mbi të gjitha- ju bëjnë ju të merrni frymë lirisht!

1.

Komplimentet. Nëse keni një mendim pozitiv për dikë apo diçka thuajeni me zë të lartë. Edhe nëse bëhet fjalë për një të huaj. Eshtë shumë e thjeshtë dhe mund të ktheheni papritur në çastin më të bukur të gjithë javës së dikujt. Nga ana tjetër, s'ju kushton asgjë. Botës i duhet mirësia.

2.

Mbani ndonjë çokollatë apo ëmbëlsirë tek tryeza e zyrës. Sa herë që vjen dikush, mund t'i ofroni diçka. A munde t'ju stresojë kolegu/shefi/klienti nëse i keni dhënë çokollatë 3 sekonda më parë?

3.

Lini reviews (komente) pozitive tek bizneset përkatëse nëse eksperienca juaj ka qenë e mirë. Kontribuoni në zhvillim.

4.

Mbani gjithnjë një vazo/shishe/tas me ujë në ballkon, që zogjtë apo krijesat e tjera të vogla të vijnë kur duan të shuajnë etjen.

5.

Jini të duruar! Silluni mirë dhe prisni, sepse kurrë s'i dihet çfarë është duke kaluar njeriu përballë jush. Mund të jetë ndarë, mund t'i ketë ngordhur qenushi apo ka humbur dikë të afërt. Tregoni durim, është gjesti më fisnik që ju nxjerr gjithmonë fitues.

6.

Falenderoni njerëzit që bëjnë për ju. Gruan që kujdeset për shtëpinë, ju, fëmijët. Nënën tuaj, miqtë, madje dhe të panjohurit për gjeste të vogla.

7. 

Lini çdo vend ku shkoni më mirë nga ç'e gjetët. Eshtë akt fisnik dhe në fund të ditës ju bën ju të ndiheni më mirë.

8.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme: Mos parkoni atje ku ju thonë të mos parkoni! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat