Dialogu me te rriturin, fuqizon besimin e fëmijës te fjala dhe vetja e tij

Life style

Dialogu me te rriturin, fuqizon besimin e fëmijës te fjala dhe vetja e tij

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Fëmija kur dialogon apo bisedon me të rriturin e ka më të lehtë të aktivizojë potencialët drejt autorealizimit.

Të zhvillojë kuriozitetin dhe habinë nga gjërat e reja që zbulon dhe mëson.

Por kur biseda i rritur fëmijë zhvillohet nëpërmjet gjykimit dhe krahasimit dialogu nuk ndërtohet dot. Për pasojë, rritja dhe të mësuarit, kthehen në vuajtje, bezdi dhe përtesë. Fëmija humbet gëzimin dhe habinë e të mësuarit. Habia e të gjeturit, e zbulimit është shumë e rëndësishme për mëndjen e fëmijës.

Habia e ndihmon fëmijën të ketë durim për të gjetur, zbuluar e mësuar gjëra të reja, fjalë të reja, i ushqen fantazinë që është leva e mëndjes, por i vetëm nuk ja del dot, i duhet i rrituri. Pa dialogun inkurajues nga ana e të rriturit, prind dhe mësues, fëmija nuk beson dot te vetja dhe fjalët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat