Nëse nuk i bën dot përditë, të paktën në fundjavë, kryej këto 4 veprimet e Jennifer Aniston

Life style

Nëse nuk i bën dot përditë, të paktën në fundjavë, kryej këto 4 veprimet e Jennifer Aniston

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Dita produktive duket që në mëngjes dhe Jenn Aniston e di këtë më mirë se kushdo. Ylli i “Friends”, prej vitesh ndjek këtë rutinë të thjesht, që mund ta ndjekësh edhe ti. Nëse nuk ke kohë nga e hëna në të premte, të paktën bëji në fundjavë!

Cilat janë 4 hapat e Aniston?

Mediton dhe planifikon ditën
Mund të duket si pa rëndësi, por me një mendje të qetë dhe plane të qarta, mund t’ia dalësh!

Përgatit kafenë
Energji dhe gati për ta nisur ditën! Me raste, Jenn ia ndërron vendin hapit të dytë me të parin.

Nxjerr qenin shëtitje
Sepse një xhiro në mëngjes u bën mirë të dyve. Nëse ti nuk ke kafshë shtëpiake, mund të ndjekësh vetëm 3 hapat.

1 orë pa telefon
Ky veprim të ndihmon të përqëndrohesh dhe të mos ndikohesh nga faktorë të jashtëm ende pa nisur ditën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat