Nëse keni bërë këto gjëra në fëmijërinë tuaj, me siguri tani jeni një i rritur më i lumtur

Life style

Nëse keni bërë këto gjëra në fëmijërinë tuaj, me siguri tani jeni një i rritur më i lumtur

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 17:03
Ilustrim

Udhëtimet familjare në plazh ose liqen sjellin kujtime që zgjasin një jetë. Edhe shkenca pajtohet me këtë ide. Një studim i ri zbuloi se koha e kaluar në plazh në fëmijëri mund të bëjë të gjithë ndryshimin kur bëhet fjalë për mirëqenien tuaj më vonë në jetë. Sipas hulumtimit të botuar në Journal of Environmental Psychology, të qenit i zhytur në "hapësira blu", si plazhet, mund të rrisë mirëqenien mendore deri në moshën madhore.

Për të konfirmuar këtë teori studiuesit shikuan rëndësinë e ekspozimit ndaj natyrës gjatë fëmijërisë. "Gjetjet tona sugjerojnë se ndërtimi i familjaritetit dhe besimit në dhe rreth hapësirave blu gjatë fëmijërisë mund të stimulojë një gëzim të natyrshëm  dhe t'i inkurajojë njerëzit të kërkojnë përvoja rekreative të natyrës," tha autorja kryesore e studimit. Kjoka pasoja të dobishme për shëndetin mendor të të rriturve."

Ekipi studioi të dhënat nga 15,000 njerëz në 18 vende. Të gjithë pjesëmarrësve iu kërkua të kujtonin përvojat e tyre të fëmijërisë në hapësirat blu që nga koha kur ata lindën deri në moshën 16 vjeç. Ata pyetën vullnetarët nëse mund të mbanin mend se sa tw mwdha ishin hapësirat blu, sa shpesh i vizitonin dhe sa shumë u pëlqente të ishin me prindërit ose kujdestarët e tyre në ato hapësira duke luajtur me ta. Së fundi, ata i pyetën pjesëmarrësit për herën e fundit që vizituan një hapësirë ​​jeshile dhe blu në muajin e fundit - dhe si e vlerësuan shëndetin e tyre mendor në dy javët e mëparshme.

Ata zbuluan se pjesëmarrësit që mbanin mend se ikishin kaluar shumë kohë në vende ku kishte liqen ose det, në fëmijërinë e tyre, kishin një dashuri më të madhe për natyrën. Gjithashtu, ata i kishin vizituar këto vende edhe kur ishin rritur. 

Rezultati tregoi më pas se njerëzit që kishin kaluar më shumë kohë gjatë fëmijërisë në këto hapësira, ishin bërë të rritur më të lumtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat