Sfida më e vështirë: Si të ndaloni së dashuruari dikë që nuk ju do?

Life style

Sfida më e vështirë: Si të ndaloni së dashuruari dikë që nuk ju do?

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 00:12
Foto ilustrim

Procesi i ngushëllimit nuk është i lehtë, por ka disa mënyra të sigurta për të hequr dorë nga dashuria e pakthyer

Dashuria është një ndër ndjenjat më të mrekullueshme, mirëpo, mund të jetë edhe shumë e dhembshme. Kjo ka të bëjë posaçërisht me situatën kur zemrën ia falim dikujt i cili nuk kujdeset për ne, apo dikujt i cili thjesht nuk na do më.

Thonë që çdo dashuri ka fundin dhe kjo është diçka që nuk mund ta ndryshojmë. Mirëpo, kjo nuk e ndryshon faktin që dhemb tmerrësisht kur doni dikë i cili nuk ju do më.

Procesi i ngushëllimit nuk është i lehtë, por ka disa mënyra të sigurta që të liroheni nga dashuria e pakthyer.

Koha shëron çdo gjë

Është e vështirë të lirohesh nga dashuria e paplotësuar për një ose dy ditë. Dhe është e vështirë të jesh e refuzuar. Qani, bërtisni, bëni çdo gjë që lehtëson dhembjen. Biseda po ashtu është shëruese.

Pranojeni realitetin

Fatkeqësisht është kështu – ai nuk ju do. Nuk mund të kontrolloni ndjenjat e tij dhe nuk mundeni askënd ta detyroni t’ju dashurojë. Pranoni këtë realitet, më shpejt do të liroheni nga vuajtja.

Distancohuni

Nuk dhemb më shumë se sa çdo ditë të shihni dashurinë e pakthyer. Prandaj shmangeni sa më shumë që të jetë e mundur. Fshini kontaktet e tij dhe mos e ndiqni në rrjetet sociale.

Optimizmi shëron

Merrni qëndrimin se nuk e meritoni një marrëdhënie me dikë që nuk ju vlerëson mjaftueshëm. Sa më shpejt të heqësh qafe të vjetrën, aq më shpejt do të takosh dashurinë e re. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat