Vogëlushi kërkon dhuratën e pazakontë për ditëlindje, ndarjen nga babai i dhunshëm

Life style

Vogëlushi kërkon dhuratën e pazakontë për ditëlindje, ndarjen nga babai i dhunshëm

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 20:37
Ilustrim

Divorcet dikur një tabu në shoqërinë shqiptare, kohët e fundit duket se po dëgjojmë më shpesh për to, shkaqet e tyre dhe çfarë ndodh pas një divorci.

Në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”, RTV ORA ishte e ftuar dhe avokatja Aurora Marku për të diskutuar për shkaqet që ndikojnë në prishjen e një marrëdhënieje dhe si pasojë sjelljen më pas edhe të divorcit.

E pyetur nga moderatorja e emisionit Arjola Shehu se cilat janë historitë më të dhimbshme të ndarjeve në Shqipëri, avokatja Marku ka ndarë me publikun rastin e një djali 15-vjeçar.

“Raste të divorceve për shkaqe të ndryshme si tradhëtia kam trajtuar shpesh, por një rast që e kujtoj edhe sot është rasti i një familjeje , ku gruaja dhunohej nga bashkëshorti.

Ka shumë familje që kanë të njëjtin problem, dhunën si arsye divorci, por fëmijët nuk janë gjithnjë dakort me vendimmarrjen e mamasë, madje ndonjëherë janë kundër.

Një djalë 15 vjeçar i kishte kërkuar mamasë së tij që dhuratë për ditëlindjen t’i bënte divorcin nga babai i tij, pasi ai e dhunonte vazhdimisht bashkëshorten.

Në raste te tilla dhune është mirë që të jepet një mesazh fuqizimi për gratë që të marrin vendime për të ruajtur shëndetin mendor të fëmijëve të tyre. Pra, djali ishte aq i traumatizuar gjithe ato vite , prandaj i kërkoi ndarjen mamasë.

Shihte dhe dëgjonte çdo ditë se si mamaja e tij dhunohej dhe e vetmja gjë që mund t’a bënte të lumtur ishte ndarja," tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat