Mënyra se si flini mund të jetë ‘parashikuesi më i fortë’ se kur do të ndaheni nga jeta

Life style

Mënyra se si flini mund të jetë ‘parashikuesi më i fortë’ se kur do të ndaheni nga jeta

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 07:03
Foto ilustrim

Duke vlerësuar tiparet e ndryshme të gjumit të individëve, studimi i ri zbuloi se fragmentimi i gjumit, kur njerëzit zgjohen shkurtimisht disa herë gjatë natës pa e kujtuar atë, ishte “parashikuesi më i fortë” i vdekshmërisë.

Studimi, i publikuar në revistën Digital Medicine vlerësoi 12,000 studime që hetonin karakteristikat e individëve gjatë gjumit të tyre, duke përfshirë lëvizjen e mjekrës dhe këmbëve, frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës.

Shkencëtarët, nga Universiteti i Stanfordit zhvilluan një sistem duke përdorur mësimin e makinerive për të parashikuar “moshën e gjumit” të një personi dhe për të identifikuar variacionet në gjumë të lidhura më ngushtë me vdekshmërinë.

Sipas tyre ,lloj i ndërprerjes së gjumit është i ndryshëm nga kur një person kupton se po zgjohet, siç raportohet në çrregullimet e gjumit si pagjumësia dhe apnea e gjumit.

Megjithatë, shkencëtarët thonë se është e paqartë se si fragmentimi i gjumit lidhet me rrezikun e vdekjes.

“Përcaktimi pse fragmentimi i gjumit është kaq i dëmshëm për shëndetin është diçka që ne planifikojmë ta studiojmë në të ardhmen”, tha Dr Mignot në një deklaratë.

Në hulumtim, ata përdorën një sistem të mësimit të makinerive për të vlerësuar modelet në të dhënat e individëve në 12,000 studimet dhe e përdorën atë për të parashikuar moshën e tyre të gjumit.

Duke përdorur ndryshimin midis moshës kronologjike të njerëzve dhe moshës së tyre të gjumit, studiuesit më pas parashikuan vdekshmërinë e tyre bazuar në supozimin se mosha e gjumit më të vjetër është një tregues i një problemi shëndetësor.

Mosha më e lartë e gjumit u reflektua kryesisht në “rritje të fragmentimit të gjumit”, duke sugjeruar se është një shënues i shëndetit të ardhshëm, përfunduan shkencëtarët 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat