Mëso nga gabimet! Këto 3 gjëra mos i bëj më nëse je lidhur me dikë tjetër

Life style

Mëso nga gabimet! Këto 3 gjëra mos i bëj më nëse je lidhur me dikë tjetër

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 21:04
Ilustrim

Një lidhje ka rregullat e saj, ashtu siç ka lidhja juaj tuajat. Jo gjithçka është e tolerueshme dhe, mbi të gjitha, jo gjithçka e krahasueshme me lidhjet e tjera që mund të kenë nisur e kanë dështuar rrugës. Mëso nga gabimet dhe mos bëj më të njëjtat gabime.

Ja disa gjëra që duhen shmangur:

Kërkohet impenjim dhe mirësjellje, duhet të jeni tolerantë dhe të mos dorëzoheni kurrë, edhe kur gjërat shkojnë keq; ndoshta është thjesht një periudhë krize, por mbani parasysh që duhet kujdes me disa argumente:

Jeni ende të të dashuruar?

Mos flisni gjithnjë për fejesë, martesë apo fëmijë. Nëse jeni mirë bashkë dhe keni të njëjtin objektiv për të krijuar familje, bëni durim.

Mos u vishni sikur jeni binjakë

Nuk jeni të tillë. Ka çifte që preferojnë të blejnë të njëjtën bluzë, ta veshin në të njëjtën ditë e të dalin shëtitje së bashku. Është gjë e bukur dhe e këndshme të visheni si binjakë, por në fakt, nuk jeni. Jemi dakord për përkëdheljet, por mos e ekzagjeroni me gjëra të tilla, se mund të ulin pasionin.

Respektoni hapësirat, intimiteti është i rëndësishëm

Jetoni në të njëjtën shtëpi, ndani të njëjtat hapësira, tashmë nuk ka më sekrete. Por çdokush ka nevojë për hapësirat e tij. Nëse duhet të depiloheni apo të vendosni kremin kundër celulitit, mund ta bëni në tualet, këto gjëra kanë nevojë për intimitet. Është e drejtë për secilin prej jush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat