Nëse jeni në periudhë njohjesh të reja duhet të prezantoheni me trendin e ri: Çfarë është infla-dating?

Life style

Nëse jeni në periudhë njohjesh të reja duhet të prezantoheni me trendin e ri: Çfarë është infla-dating?

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 23:42
Foto ilustrim

Përveç gjithë sfidave të tjera që duhet të përballojmë sot në botën e "dating"- njohjeve të reja, kemi një tjetër problem! Të dalësh në takime kushton dhe e kemi fjalën për paratë. Darka, pijet, karburanti, ndonjë blerje e re tek-tuk, etj, etj. Shtojmë këtu edhe krizën ekonomike në shkallë makro për ta parë ndryshe këtë çështje! Termi më i ri që do të dëgjoni në vijim do të jetë "infla-dating"- ose trendi i të realizuarit takime të reja më pak të kushtueshme duke qenë se çmimet janë rritur nga ushqimi, tek nafta e deri tek gjithçka tjetër. 

Vetë të rinjtë në botë, sipas disa sondazheve të kryera së fundmi kanë pohuar se të bësh njohja të reja në ditët e sotme kushton, prandaj ka nevojë për një buxhet pak më miqësor. Sipas ekspertëve, personat single gjithnjë e më shumë mendohen më gjatë se zakonisht për personin me të cilin do të dalin, duke marrë parasysh koston në kohë, energji dhe patjetër, në para. Sipas tyre, para pandemisë të rinjtë merrnin më shumë risqe përsipër dhe bënin takime të reja pa u menduar gjatë, por që pas asaj periudhe bashkë me ekonominë edhe romanca ka ndryshuar ndjeshëm. 

ADVERTISING

Sidoqoftë, le t'i shohim anën e mirë. Infla-dating mund të jetë një trend me avantazhe dhe jo vetëm për kuletën. Takimet me më pak shpenzime ju reduktojnë stresin, ju kursejnë dhe mbi të gjitha ju bëni më shumë qejf ose në rastin më të keq, (nëse gjërat s'shkojnë si duhet) - të paktën nuk pendoheni.

Takimet e lira nga ana financiare heqin edhe stresin e çështjes "kush paguan faturën" dhe nga ana tjetër ju bëjnë më krijues. Eshtë e thjeshtë të dilni për një darkë luksoze, por më "e vështirë" është të krijosh diçka ndryshe për t'u njohur dhe sipas ekspertëve në të tilla takime e njihni më mirë dhe më shpejt njeriun përballë jush. 

Ca ide për takimet që do të bëni në vijim. Harrojini restorantet dhe clube-t.

1. Bëni një xhiro të gjatë në një vend që s'e keni eksploruar më parë.

2. Merrni kafe në një vend interesant dhe ecni

3. Ndiqni një event që organizohet në qytet dhe ku mund të shkoni të dy (falas)

4. Merr qenin dhe dilni të tre

5. Bëni një piknik nëse koha është e mirë.

6. Shkoni për të kërcyer

7. Bëni xhiro me biçikleta 

8. Bëjeni ju shefin e kuzhinës për 1 natë

Burimi: Huffington

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat