8 llojet e puthjeve dhe kuptimi i tyre

Life style

8 llojet e puthjeve dhe kuptimi i tyre

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Puthja ka qenë gjithmonë një burim frymëzimi për poetë, shkrimtarë dhe romantikë nga e gjithë bota.Megjithatë,jo të gjitha puthjet janë të njëjta: ka puthje që prekin buzët, ato që jepen në pjesë të tjera të fytyrës, ato në stilin francez, me sy hapur, me sy të mbyllur. Shpesh, në varësi të momentit dhe situatës, njerëzit shkëmbejnë këtë gjest i cili mund të marrë nuanca të ndryshme. 

Puthje në faqe

Kjo mënyrë puthjeje, nëse ndodh në befasi, mund të jetë një demonstrim i dashurisë së madhe ose nëse është mënyra e zakonshme mund të tregojë një pasion disi të fjetur.

Puthje rreth buzëve 
Është një lloj puthjeje që zakonisht ka një kuptim shumë specifik, është preludi dhe shpreh dëshirën për tjetrin.

Puthje në ballë 
Dy partnerët që shkëmbejnë herë pas here këtë lloj gjesti shfaqin butësi të madhe dhe synojnë të komunikojnë sigurinë.

Puthje franceze 
Puthja me gjuhë, që shpreh pasion, dëshirë dhe transport të madh, zakonisht është edhe paralojë për diçka edhe më intime.

Puthje në buzë 
Kjo lloj puthjeje nga brezat e sotëm përkufizohet si “puthje myku” dhe në fillim të një marrëdhënieje nënkupton dëshirën për të njohur dhe për t’u afruar me tjetrin. Në çiftet që janë më të konsoliduar, është një mënyrë për të shprehur dashurinë e tyre edhe në situata kur dikush është në publik, por dëshiron të kontaktojë.

Puthje në qafë 
Kjo lloj puthjeje shpreh zjarr dhe dëshirë të fortë; nëse partneri ju puth në këtë mënyrë, me shumë mundësi ai ka ndërmend t’jua komunikojë të gjithë pasionin e tij!

Puthje flutur 
Buzët prekin njëra-tjetrën vazhdimisht si krahët e një fluture dhe kjo do të thotë që ju dëshironi të “luani” me tjetrin.

Puthje me pickim 
Në këtë puthje, përveç gjuhës dhe buzëve, edhe dhëmbët përdoren për të kafshuar partnerin: shpreh zjarr, pasion, dëshirë për të bërë dashuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat