Pse nuk duhet ta thani fytyrën me peshqir pas larjes?

Life style

Pse nuk duhet ta thani fytyrën me peshqir pas larjes?

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 07:47
Foto ilustrim

Pas larjes, të gjithë kemi si zakon që të marrim peshqirin dhe përpara se të fshijmë kokën, fshijmë fytyrën. Por, sipas ekspertëve, duhet ta largojmë këtë zakon. Ata kanë paralajmëruar prej kohësh se fërkimi i fytyrës me peshqir është i dëmshëm.

Ndërkaq, po sipas ekspertëve, përdorimi i peshqirit për të tharë fytyrën nuk është një zgjedhje e mirë, pasi duke e fshirë fytyrën në këtë mënyrë, do t’i bëni më shumë dëm fytyrës suaj.

Kjo sipas tyre zvogëlon efektivitetin e produkteve për kujdesin e lëkurës, teksa lëkura duhet të jetë e lagur, jo plotësisht, në mënyrë që produktet që do të aplikoni në të, të kenë efekt maksimal.

Për këtë arsye, është mirë që të aplikoni kremra, serume dhe preparate të tjera kur lëkura juaj të jetë pak e lagur dhe i gjithë uji mos të ketë avulluar plotësisht nga sipërfaqja. Ndër të tjera, edhe bakteret dhe qelizat e vdekura të lëkurës grumbullohen në peshqir dhe numri i mikroorganizmave të dëmshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat