Kur burrat janë shterpë/ ja faktorët dhe trajtimet për infertilitetin te meshkujt

Life style

Kur burrat janë shterpë/ ja faktorët dhe trajtimet për infertilitetin te meshkujt

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 17:02
Ilustrim

Steriliteti përcaktohet si paaftësi për të ngjizur një fëmijë pas një viti jete seksuale të pambrojtur. Papjellori nuk do të thotë që nuk do të kesh kurrë mundësi të bëhesh më fëmijë, por që për disa arsye, do e kesh më të vështirë se shumica. Papjelloria shkaktohet nga shumë faktorë, ose thjeshtë nga sistemet riprodhuese si të mashkullit ashtu edhe femrës.

Nëse ti dhe partneri mundoheni të keni një fëmijë prej më shumë se një viti, pa sukses, atëherë është shumë e rëndësishmë QË TË DY JU, të vizitoni sistemin tuaj riprodhues. Në shoqëritë patriarkale, ku mungon informacioni, është shumë e zakoshme, që të fajësohet gruaja për situata të tilla, por mundësia se burri është shterpë është gjithashtu po aq e lartë sa dhe femra

Faktorët e infertilitetit te burrat

Ndoshta të ka ndodhur që ke dëgjuar djem apo burra që kanë bërë batuta të ndryshme mbi pamundësinë për të patur fëmijë, pasi kanë pësuar një goditje në testikuj. Kjo mund të jetë një arsye apo faktor që ndikon në infertilitet. Goditje të vazhdueshme dhe të përsërituta në testikuj mund të ndërhyjnë në prodhimin e spermës dhe padyshim që për të patur fëmijë duhet një spermë e shëndetshme.

Të tjerë faktorë që mund të ndërhyjnë në cilësinë e spermës janë pijet alkolike, duhani, drogat, mbipesha, ekspozimi ndaj metaleve të rënda, kimikatet, rrezet x, kanceri dhe trajtimet kundër tij, stresi, medikamente, probleme me hormone por dhe infeksionet seksuale.

Problematikat e cilësisë së spermës nuk janë të vetmet që çojnë drejt infertilitetit: sasia e spermës që ejakulohet ka gjithashtu rëndësi. Një sasi sperme e ejakuluar përmban të paktën 39 milionë spermatozoidë. Kështu që nëse ke probleme me ngjizjen duhet patjetër të kontrollosh sasinë dhe cilësinë e spermës.

Trajtime për infertilitetin te burrat

Disa shkaqe të infertilitetit të burrat mund të përmirësohen duke rregulluar stilin e jëtes. Ushqim i shëndetshmë, aktivitet fizik, gjumë i rehatshëm, abstinencë në alkol dhe droga, reduktim i stresit, dhe një jetë e shëndetshme në përgjithësi, ndihmojnë në një prodhim më cilësor të spermës.

Duhet të mundoheni të evitoni goditje apo temperatura shumë të larta në testikuj, mbathje të ngushta apo laptopët e ngrohtë mbi organin riprodhues.

Të gjitha këto e ngrejnë shumë temperaturen në zonën e testikujve, por në një mënyrë të dëmshme. Evitoni kontaktin me kimikate, metale të rënda, rrezatime dhe substanca të dëmshme dhe toksike. Testohuni rregullisht sidomos për sëmundje seksualisht të trasmetueshme, apo për çdo infeksion apo shqetësim që keni apo merrni. Kini parasysh që infertiliteti mund të jetë dhe pasojë e ndonjë efekti anësor i ndonjë ilaçi, operacioni apo sëmundje që keni. Nëse jeni të shqetësuar për të ardhmen mund të ngrini spermën në një bankë sperme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat