3 rregulla për ta distancuar veten nga urrejtja në rrjete sociale

Life style

3 rregulla për ta distancuar veten nga urrejtja në rrjete sociale

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 20:40
Ilustrim

Për shumë nga ne, rrjetet sociale janë burim argëtimi, por për të tjerë mund të kthehet në mjedis toksik aq sa ndonjëherë kërkojn forcë të madhe mendore për ta përballuar. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë dhe për të mos rënë pre e çdo lloj sulmi online, është t'i shmangeni ndërveprimit me të ashtuquajturit "haters".

#1. Qëndroni larg njerëzve që ju bëjnë të ndiheni keq

Rrini larg atyre që përpiqen t'ju bëjnë të ndiheni keq në rrjete sociale. Sjelljet e tyre nuk janë në kontrollin tuaj, por veprimet tuaja, po. Njerëzit bëjnë komente negative edhe për të marrë vëmendje.Për disa, 15 minuta famë virtuale janë shumë më të rëndësishme sesa ndjesitë që shkaktojnë tek një qënie njerëzore. 

Ti onlinë shpreh atë që ndjen në një moment të caktuar kohe. Nuk ka nevojë t'i provosh njerëzve që t'i nuk i njeh fare sesi je. Mos lejoni negativitetin t'ju mund. Ka shumë njerëz të tjerë brenda asaj bote që do t'ju dhurojnë mbështetje, mirësjellje dhe mirëkuptim. Fokusohuni tek ato.

#2.Mos i fshini postimet 

Eshtë rregull që duhet ndjekur! Mos postoni asgjë në rrjete sociale të cilën nuk e besoni në jetën reale. Vetëm nëse postimi juaj mund të dëmtojë dikë ose është i paligjshëm atëherë po, por jo sepse një personi apo një grupi të caktuar njerëzish nuk i pëlqen qëndrimi apo pikëpamja jote. Qëndro besnik ndaj opinioneve të tua dhe njerëzit do mësohen ta respektojnë këtë.

#3. Njoftoni autoritetet nëse privatësia, siguria apo shëndeti juaj mendor po vihet në rrezik

Vija ndarëse midis botës reale dhe asaj virtuale është gjithnjë e më e paqartë. Nëse e gjeni veten "të mbytur" në këtë vrrull dhe shihni që kjo po ndikon tek mirëqënia juaj, adresojeni shqetësimin në vendin e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat