Thashethemet kanë ndikime pozitive në jetën tonë, sipas shkencës

Life style

Thashethemet kanë ndikime pozitive në jetën tonë, sipas shkencës

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Megan Robbins, profesor i psikologjisë në Universitetin e Kalifornisë, ka një shpjegim interesant dhe të drejtë: “Thashethemet përkojnë me të folurit për njerëz që nuk janë të pranishëm”. Ai i trajton tashethemet si diçka që vjen krejt natyrshëm dhe dashur pa dashur, janë pjesë e bisedës, shkëmbimit të informacionit dhe në shumë raste, edhe e krijimit të një komuniteti me interesa të përbashkëta.

Disa studiues thonë se thashethemet i ndihmuan paraardhësit tanë të mbijetonin. Psikologu revolucionar, Robin Dunbar ishte pionieri i kësaj ideje, pasi krahasoi thashethemet me njerëzit e parë. Ai i trajtoi thashethemet si një mjet që shërbeu për të komunikuar dhe për t’u lidhur.

Sipas tij, thashethemet, u japin mundësinë njerëzve që të përhapin informacion të vlefshëm në rrjete/ grupime shumë të mëdha sociale. “Po të mos ishim në gjendje të përfshiheshim në diskutimet e këtyre çështjeve (sociale dhe personale), nuk do të ishim në gjendje të mbështesnim llojet e shoqërive ku bëjmë pjesë”, shpjegoi ai. Pra, sipas kësaj logjike, thashethemet, në vija të trasha, luajnë një sërë rolesh të ndryshme në mirëmbajtjen e grupeve funksionale shoqërore dhe i mbajnë ato të gjalla për një periudhë të gjatë kohore.

Disa studiues i shohin thashethemet si dëshmi të të mësuarit kulturor, duke u ofruar përvoja të ndryshme dhe duke caktuar se çfarë është dhe nuk është e pranueshme në shoqërinë tonë. Për shembull, nëse ka dikush që mashtron shumë në një komunitet ose rreth shoqëror dhe njerëzit fillojnë të flasin për atë person në një mënyrë negative, sqaron Robbins.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat