Maska me kafe dhe qumësht që rigjeneron lëkurën e fytyrës

Life style

Maska me kafe dhe qumësht që rigjeneron lëkurën e fytyrës

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 18:44
Ilustrim

Në vërtetë, nuk ekziston asnjë shkop magjik për të ndalur kohën, ama janë disa sekrete e produkte që, nëse përdoren rrregullisht, mund të vonojnë shenjat e plakjes. Këshillat popullore, me kalimin e kohës, po zëvendësojnë edhe industrinë e kozmetikës. Sigurisht, për atë kategori njerëzish me të ardhura të papërballueshme për të eksperimentuar me produktet e shtrenjta të bukurisë. Për ju që përpiqeni vetë, po sjellim maskën e mëposhtme me qumësht dhe kafe që, sipas përvojës së atyre që e kanë provuar, ndihmon në paraqitjen më të re të lëkurës së fytyrës.

Përbrësit:
Kafe turke pluhur
Qumësht

Përgatitja:
Në një enë përzieni të dy përbërësit, me pak qumësht, në mënyrë që të shndërrohen në një krem të lëngshëm. Aplikojeni maskën në lëkurën e fytyrës, masazhojeni dhe lëreni për 15 minuta. Lajeni fytyrën me ujë të vakët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat