Nisur nga rasti i vajzës që i hoqën 1.2 kg flokë nga stomaku, ç'duhet të dish për sindromën Rapunzel

Life style

Nisur nga rasti i vajzës që i hoqën 1.2 kg flokë nga stomaku, ç'duhet të dish për sindromën Rapunzel

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 21:01
Ilustrim

Disa mjekë në Mumbai, New Delhi u përballën me një operacion të vështirë, pasi u detyruan t’i hiqnin një 13-vjeçareje, një top prej 1.2 kg qimesh nga stomaku.

Vajza nuk mund të hante dhe të pinte për ditë të tëra dhe u ankua për dhimbje të forta barku, të vjella dhe aciditet të lartë. Prindërit, të shqetësuar e dërguan në spital, ku ajo po trajtohet, por sërish nuk gjeti përmirësim.

Mjekët ekzaminuan stomakun e saj dhe folën me prindërit për të mësuar nëse ka pasur një histori të ngrënies së flokëve. Ata pohuan se 7 vitet e fundit, 13-vjeçarja hante flokët dhe thonjtë, ndaj u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni emergjent.

Ç'është simptoma Rapunzel?

Kjo, si pasojë e sëmundjeve psikologjike dhe psikiatrike, është më e zakonshme te gratë nën moshën 30-vjeçare dhe njihet si Sindroma Rapunzel.

Sipas “The Helthsite”, sëmundje si: Trikotillomania (çrregullimi i tërheqjes së flokëve), Trikofagjia (çrregullimi i ngrënies së flokëve) dhe gjendja Pica (ngrënia e substancave jo ushqimore), shkaktojnë dëshirën për të konsumuar flokët.

Flokët e konsumuara ngecin, ngatërrohen dhe bllokohen në traktin gastrointestinal. Sindroma Rapunzel përbën rrezik të lartë dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme të mjekëve.

Sindroma çon në pasoja serioze në rastet kur personi ka konsumuar dhe gëlltitur një sasi të madhe flokësh, për një periudhë të gjatë kohore. Kjo masë e infektuar mund të infektohet dhe të sjellë inflamacion të rëndë, në disa raste, edhe vdekjen.

Si nga vetë emri, sindroma e ka marrë emrin nga personazhi Rapunzel dhe flokët e saj super të gjatë.

Por, pse ndodh kjo?

Sindroma Rapunzel shpesh diagnostikohet te njerëzit që kanë disa kushte psikiatrike si trikofagjia dhe trikotillomania, ku personi i prekur ka një dëshirë të madhe (dhe që në shumë raste, nuk i bëjnë dot ballë) të shkulë flokët dhe t’i konsumojë ato.

Një tjetër arsye mund të jetë gjendja Pica, e cila lidhet me konsumimin e substancave jo ushqimore, duke filluar nga letrat, guralecët, si dhe flokët. Kjo gjendje mund të prekë edhe gratë shtatzëna, apo njerëz që vuajnë nga çrregullime të spektrit autik.

Por, mund të lidhet edhe më skenare të tilla si:

Personi i prekur vuan nga uria akute

Në fëmijëri, personi mund të jetë hasur me neglizhencë

Abuzimi

Sipas studimeve, ekziston edhe një lidhje mes mungesës së hekurit dhe konsumimit të flokëve.

Çfarë ndodh me flokët që ngecin në stomak?

Flokët nuk janë të biodegradueshëm dhe stomaku e ka shumë të vështirë t’i tresë ato.

Ndaj, nëse personi vijon me konsumimin e flokëve për vite me radhë, qimet krijojnë një top të madh, i cili rritet në formën e një tumori dhe pengon funksionimin e zorrëve. Për të hequr këtë masë, duhet që të kryhet ndërhyrje kirurgjikale dhe patjetër, trajtimi psikologjik dhe psikiatrik.

Cilat janë simptomat e sindromës Rapunzel

- Fryrje

- Të vjellja

- Dhimbje në stomak dhe kraharor

- Rënie e flokëve

- Njolla në kokë, për shkak të shkuljes së flokëve

- Aromë e keqe e frymës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat