Kush e zbukuron shtëpinë për Krishtlindje para kohe është më i lumtur sipas ekspertëve

Life style

Kush e zbukuron shtëpinë për Krishtlindje para kohe është më i lumtur sipas ekspertëve

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 23:01
Foto ilustrim

Dekorime pemësh dhe Krishtlindjesh në nënëntor?!Duket e çuditshme por,sipas  opinioneve të psikologëve, ata që e zbukurojnë shtëpinë për Krishtlindje shumë më përpara, janë më të lumturit.

“Në një botë plot stres dhe ankth, njerëzit duan të zhyten në përvoja që i bëjnë të lumtur; zbukurimet e Krishtlindjeve ndihmojnë të mbajmë lidhje me fëmijën tonë të brendshëm ”Kjo është ajo që psikologu Steve McKeowni tha për mediat e huaja.

Studiuesi gjithashtu thotë se:”Në shumicën e rasteve këto janë motive nostalgjike ose për të ringjallur magjinë e Krishtlindjeve.Njerëzit e lidhin me lumturinë atë që lidhet me Krishtlindjet, duke ngjallur ndjenja të forta që lidhen me fëmijërinë.

Një studim i botuar në Journal of Environmental Psychology zbuloi se ekziston një lidhje mes zbukurimit të shtëpisë për Krishtlindje dhe të qënit më i hapur dhe më i shoqërueshëm për fqinjët. Studimi tha se një shtëpi e dekoruar mund t’i ndihmonte njerëzit të integroheshin në aktivitetet e një lagjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat